Në Vlorë, me sa duket shpërthimet e makinave nuk kanë të mbaruar. Përsëri një tjetër sot rreth orës 07:15 në rrugën transballkanike Vlorë- Skelë, pranë sheshit “Omonia”, ku një fuoristradë ‘Mitsubishi’ e bardhë, me targa AA848XJ, në të cilin udhëtonin dy persona, ka shpërthyer në flakë. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Isuf Kokaj, 42 vjeç, pronar i një hoteli në Radhimë që pritej të inaugurohej këto ditë. Ndërkohë është plagosur pasagjerja, O.M, 19 vjeç, e cila është marrë nga kalimtarë të rastit dhe është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. I plagosur nga shpërthimi ka mbetur gjithashtu edhe një kalimtar i rastit, i cili është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Dyshohet se mjeti është hedhur në erë përmes një shpërthimi të telekomanduar. Shpërthimi ka qënë aq i fuqishëm sa ka pasur thyerje të xhamave në pallatet dhe dyqanet përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *