Disa analistë shkretanë, reaksionarë me damka, “kosovarë”, si Sabri Novosella, Nexhmedin Spahiu, Migjen Kelmendi Halil Matoshi, Enver Robelli, Isa Mulaj, Arben Idrizi , Berat Buzhala , Ilir Mirena e të tjerë; që prej kohësh u kanë marrë kokat erë. dhe disa analiste shkretane reaksionare, “kosovare” si: Besa Luzha, Elida Buçpapaj, Donika Chvars, Flaka Surroi e të tjera…,-duke vjellë vrerin si gjarpinjtë dhe nepërkat, kundër Gjuhës Shqipe të Njësuar, kundër Flamurit Kuqezi, ca prej tyre madje e paraqitën pa pikë turpi,-zbulimin “gebelsian”,-kinse, në Kosovë, paska dhe një “komb kosovar”?!!!
-Pastaj, sulmet ndaj Shqipërisë administrative dhe shtetit shqiptar;-në veçanti ndaj qeverive majtiste, sulmet ndaj atdhetarëve dhe figurave të ndritura të kombit shqiptar, në veçanti ndaj gjeniut, udhëheqësit të LANÇ-re, dhe të punës së ndërtimit të RPSSH-së, Enver Hoxha, dhe PPSH-së,-pastaj, kundër simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, komandantit legjendar, Adem Jasharit, kundër, LPK-së, të themeluar nga atdhetarët e mëdhenj Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe përkrahësit e tyre përparimtarë,-por edhe kundër UÇK-së, dhe ideologëve të tyre, të lirisë, të ribashkimit kombëtar, të zhvillimit dhe të barazisë së kombit shqiptar.
Tash, e tërë kjo makineri i mykur e tyre, është vënë në shërbim të armiqve të kombit tonë; po nga këta-titistë e rugovistë, nga këto titiste e rugoviste; janë kundër Albinit dhe VV; duke bërë këtë, këta z, të pandershëm politikë dhe këto znj, të pandershme politike;-me çdo kusht po duan të jenë në qendër të ngjarjeve, (pa ngjarje të tyre, që meritojnë të humbim kohë për ´to ),-sepse, ishin dhe janë krejt sterile, idetë e tyre janë akuzat të pabaza shkencore , shqiptare dhe njerëzore; shpifjet e tyre karakterizohen si nga provokatorët dhe provokatoret më të liq dhe të liga që i ka njohur historia e turpeve në rajonin tonë.
-Por, mos të harrojmë!
-Secili atdhetarë dhe secila atdhetare, kudo që jemi; brenda dhe jashtë atdheut se, këto veprimtari të poshtra të tyre, që kanë marrë turr si derrat dhe dosat; nuk ishin, as nuk janë të rastësishme.
-Këto sulme ishin dhe janë sulme nga “Kolona e Pestë”, që kanë zënë vend kryesor në mediumet publike dhe private të sotme të nxitura dhe të përkrahura nga pushteti dhe opozita (sipas qejfeve të tyre); -në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe gjetiu kudo në mërgatë; të financuara nga borgjezia reaksionare duar të zgjatura të armiqve të kombit dhe të shtetit shqiptar!
-Duke përfunduar këtë reagim do të dëshiroja të shtoja dhe këtë kërkesë, apo këshillë të sinqertë, drejtuar këtyre elementëve të mashtruar/a, -uroj të mos bien në pozita të thella të mëtutjeshme kundër-shqiptare,- armiqësore…
-Këta elementë duhet të reflektojnë pozitivisht, të tërhiqen nga idetë e tyre të prapësive, në veçanti sa i përket Gjuhës, Kombit, Flamurit Kuq e Zi; të cilat konsideroj që, nuk janë vetëm ide politike;-por para së gjithash janë faktorë dhe ide larta kombëtare, të shenjta, janë të paprekshme!…
-Duke bërë këtë pendesë, -kjo do të ishte në radhë të parë në dobi të tyre, pastaj dhe në dobi të popullit dhe atdheut.
-Në mos për asgjë tjetër, po ta bënin këtë;- do të bënin fort mirë: të mos na humbasin kohën, duke u marrë me broçkullat e tyre “gjuhësore”, “kombëtare” dhe “politike”, duke krijuar tymnaja të panevojshme përçarjesh në Shqipërinë Etnike.
20. Prill, 2016
Advertisement