Sezari është sërish në vështirësi, pasi gruaja dhe vjehrra e tij mësojnë se ai ka blerë një makinë të re dhe ato nuk duhet ta marrin vesh kurrsesi se atë makinë ai e bleu për Alinën. Mjekët i japin Brunos dhe familjes së tij lajmin se Paulita është në gjendje shumë të keqe shëndetësore dhe ndoshta nuk do të mbijetojë dot. Editi dyshon se në këtë mes është sërish dora e burrit të saj.

Paloma i tregon të atit dhe Feliksit se Paulita është vajza që ajo humbi shumë vjet më parë. Sezari dyshon, por ajo i tregon analizat e ADN-së. Nga ana tjetër, gruas së Sezarit vazhdojnë t’i shtohen dyshimet se ai ka një lidhje jashtëmartesore.

Luteroja bën një mbledhje me Feliksin e Sezarin, ku pohon se Feliksi është një mashtrues që po përfiton para nga spitali, por Feliksi e akuzon atë si njeri të paaftë, që në atë moshë nuk duhet ta vazhdojë më profesionin e mjekut.

Feliksi bën një mbledhje në spital për të trajtuar çështjen e neglizhencës së mjekëve në rastin e trajtimit të Paulitës dhe akuzon Luteron si fajtorin kryesor. Të gjithë infermierët e mjekët nuk e pohojnë se duart e Luteros dridheshin gjatë operacionit, përveç Xhaksit. Pas kësaj, vendoset që të gjitha operacionet e Luteros do të bëhen të mbikëqyrura.

Lejla vazhdon të këmbëngulë që Talesi të martohet me Nikolën, për të marrë pasurinë e saj, por ky i fundit nuk do që të përfitojë nga pafajësia e Nikolës dhe nuk pranon.

Kur Brunoja shkon në spital, Paulita i kërkon t’i japë një puthje Palomës, por kjo e fundit…

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *