Mahiri arratiset nga burgu

 

Pas vdekjes së të ëmës, Feridja ndihet e shkatërruar. Mehmeti, Selimi dhe Adnani janë të shqetësuar për faktin që as Vedati dhe as Muala nuk u gjendën në shtëpi dhe që arma e krimit mungon, gjithashtu. Feridja nuk e pranon kur ata hedhin dyshime se Muala është zhdukur, ndaj ajo mund të ketë qenë e përfshirë në këtë krim. Vedati dhe Muala arrijnë të largohen nga shtëpia e tij, pak para ardhjes së policisë. Ai vendos të shkojnë në shtëpinë e motrës së tij për t’u fshehur. Mehmeti e Selimi ndërkohë mësojnë se Vedati ka një motër dhe vendosin të bëjnë gjithçka që për vrasjen të akuzohet Vedati. Feridja i tregon vetëm Jasinit se çfarë bisedash ka bërë së fundi me të ëmën dhe për faktin se ishte ajo që e lajmëroi ku ndodhej Songyli.

Mehmeti ngarkon Belginin të merret me Vedatin dhe Mualën, duke i thënë se ata janë vrasësit e gruas së tij. Belgini i tregon Turgutit për këtë. Mehmeti vazhdon me shtirjen e tij, por ajo nuk mund t’u shpëtojë syve të Turgutit, i cili i kërkon atij të takohen dhe i thotë se e di që ka qenë ai që e ka vrarë Kerimen. Turguti i kërkon edhe një nder tjetër, në këmbim të mbylljes së gojës nga ana e tij. Ai i kërkon Mehmetit ta bindë Seizin që ta pranojë Turgutin në vend të Isufit, duke i bërë presion se përndryshe, nuk do të bashkëpunojë më me të.

Daljani, Seizi dhe Orhani vendosin të bëhen bashkë për t’i bërë rezistencë hyrjes së Turgutit në biznesin e tyre.

Turguti viziton Suedën, e cila është strehuar në një shtëpi bashkë me fëmijën e saj. Turguti e ka paguar që ajo të kujdeset për fëmijën e saj, deri në momentin kur ai do ta përdorë këtë fëmijë për….

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *