Armina Harutyunyan eshte vetem 23 vjeçe, me origjine nga Armenia. Karrieren e saj si modele e filloj  vitin e kaluar. Armine ka qene e frymezuar nga nje atmosfere krijuese qe nga femijeria. Gjyshi i saj Azizyan Khachatur eshte nje nga artistet me të famshëm ne Armeni. Triumfi i saj ne boten e modes filloi me faktin se nje agjent i Gucci-t iu afrua asaj ne rruge dhe i ofroi te merrte pjese ne kast. “Ishte si nje enderr qe, çuditerisht, as qe e mendoja kurre. Gjithçka ndodhi ne menyren me te papritur. Isha ne Berlin per nje koncert te grupit tim te preferuar. Ndersa shetisja neper qytet, nje agjent modelizimi me afroi dhe me kerkoi te me bente nje foto dhe te shkembenim kontaktet. Nje muaj me vone, ai me informoi se Gucci kishte pare foton time dhe se ata donin te me shihnin në kast. Nuk mund ta besoja se do te bëhesha pjese e markes qe aq shume e dua ”, ka thene modelja. 

Pamja e vajzes eshte pak atipike per nje modele, prandaj menjehere pas debutimit te Armines ne pasarelen e Milanos, nje tufe kritikash ra mbi te ne rrjetet sociale. Komentet shpesh kalonin vijen etike. Pas gjithe ketij bullizmi, Armina filloi të dyshonte ne vetvete per shkak te ngacmimeve negative. Ajo ka qare per dite me rradhe, sepse nuk mund ta kuptonte nese ishte vertete kaq e shemtuar, apo kishte shume njerez te keqij perreth. Por ajo nuk u dorezua. Pertej atyre qe sulmonin ne rrjet qe ishin te shumte, ajo vazhdoj ti injoronte dhe te punonte forte per endrren e saj, ku sot e ndjek e gjithe bota. 

Se fundmi mori pjese ne Javen e Modes “Mercedes-Benz” ne Tbilisi, nga ku beri buje me profesionalizmin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *