“Bidaai”

Falë Sadnës, Ranviri lirohet nga burgu…

Prakashi është shumë i mërzitur dhe i prekur nga sjellja e Koshalit. Ragni shkon në burg për të takuar Ranvirin dhe emocionohet ndërsa bisedon me të. Prakashi arrin të gjejë një punë si ndihmës në një kompani. Koshali vazhdon të jetë shumë e zemëruar me Sadnën, prania e së cilës në shtëpi e shqetëson shumë, ndaj i kërkon t’i qëndrojë larg asaj. Aleku vjen në shtëpinë e tyre dhe Sadna, në gjendje shumë të keqe nga sjellja e të afërmve të saj, lumturohet ndërsa e sheh, duke menduar se Aleku ka ardhur për të. Në të vërtetë, Aleku ikën pa e takuar. Ragni dhe Koshali qajnë hallet me njëra-tjetrën…

Sadna, e vetme përballë të gjithëve

Mes zemërimit, Ragni fajëson Sadnën për prishjen e marrëdhënies së tyre dhe ikën nga shtëpia e së ëmës, pa u ndarë me të. Aleku e ndjen shumë mungesën e Sadnës. Problemet në punë nuk shkojnë si duhet, por ai e siguron Indraxhitin se do të arrijnë ta lidhin kontratën me kompaninë që synojnë. Indraxhiti befasohet kur e sheh Alekun të punojë deri në mbrëmje vonë. Kur kthehet në shtëpi, Prakashi shikon se Sadna nuk është ulur të hajë në tavolinë me të tjerët dhe i kërkon Koshalit të gatuajë më vete për të dhe për Sadnën. Ai i tregon Sadnës se ka arritur të gjejë një punë. Vasundra dërgon në shtëpinë e Prakashit të gjitha rrobat e Sadnës. Kjo e fundit tronditet kur shikon bagazhet e saj.

Aleku befasohet kur futet në dhomën e tij dhe shikon se mungojnë rrobat e Sadnës. Vineti, së bashku me Maltin, shkojnë të shikojnë një apartament. Sadna shkon të takohet me Ranvirin në burg, por Vasundra nuk e lejon. Ranviri e pyet Vasundrën për Sadnën dhe anëtarët e tjerë të familjes, por Vasundra nuk i tregon asgjë nga ato që kanë ndodhur. Sadna është e shqetësuar për Alekun.

Aleku njihet me Malikën

Sadna ndihet e vetmuar dhe i telefonon Alekut, por nuk arrin dot t’i flasë. Aleku preket ndërsa e kupton se në anën tjetër të telefonit duhet të jetë….

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *