Përshëndetje doktoreshë. Jam një vajzë15 vjeçare dhe kam problem me dhëmbin e parë nga ana e majtë i cili po ndryshon ngjyrë dhe po bëhet i zi. Jam vizituar tek mjek të ndryshëm për këtë problem dhe ata më kanë thënë se është nga lëndimi ose nga goditja, por për zbardhjen e tij nuk ka ndonjë mënyrë përveçse me gërryerje dhe vendosje të një dhëmbi të ri.

 

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Të gjithë kemi dëshirë të kemi një buzëqeshje me dhëmbë të pastër dhe të shëndetshëm. Nxirja e dhëmbëve jep një pamje jo shumë atraktive. Prandaj duhet të kemi njohuri të mjaftueshme për sa i përket nxirjes së dhëmbëve në mënyrë që ti shmangemi asaj. Nxirjet e dhëmbëve mund të klasifikohen:-Nxirje të jashtme sipërfaqësore të dhëmbit që vjen nga konsumimi i kafes, çajit, duhanit, verës së kuqe dhe ushqimeve të tjera me pigment. –Nxirje të brendshme të dhëmbit, të cilat mund të jenë të trashëguara nga përdorimi i disa antibiotikëve në kohën e formimit të dhëmbëve, nga përdorimi me tepri i fluorit, nga ndonjë traum ose nga devitalizimi i një apo disa dhëmbëve. Së pari ju duhet të bëni një vizitë të detajuar për të gjetur shkakun kryesor të nxirjes së dhëmbit dhe më tej vendoset për mënyrën e trajtimit të këtij problemi që ju komplekson. Gjithsesi mënyra më e mirë e trajtimit kur dhëmbët janë të dekoloruar mbetet zbardhimi professional i dhëmbëve. Në rastin tuaj nga aq sa përshkruani duket që keni pësuar një traum ku si pasoj është dëmtuar nervi dhe si rezultat me kalimin e kohës dhëmbi juaj ka pësuar dekolorim. Po ju prezantoj disa mënyra të cilat realizohen në klinikë se si ju mund ti riktheheni dhëmbit tuaj në ngjyrën natyrale. Mënyra më pak conservative është devitalizimi i dhëmbit dhe mbushja e rrënjës së shëmbit në mënyrë sa më preçize. Bëhet një pastrim i mirë i dhomës pulpare nga materiali i mbushjes dhe izolojmë hyrjen e kanalit në mënyrë që lënda zbardhuese që do aplikohet në dhomën pulpare të mos ketë kontakt me kanalin sepse në të kundërt mund të sjell dëmtim të rrënjës. Izolojmë gingivën dhe acidifikojmë sipërfaqen e dhëmbit për 30 sekonda. Pasi largojmë acidin e shpëlajmë bollshëm dhëmbin, thahet dhë më pas aplikojmë xhelin zbardhues. E lëm të veproj xhelin zbardhues për disa dit dhe me pas i rikthehemi për të parë rezultatin. Kjo metodë mund të ripërsëritet 2-3 herë deri në momentin që dhëmbit tuaj i është kthyer ngjyra që dëshirojmë. Kjo është mënyra më pak conservative meqënëse dhe mosha që keni na limiton. Mënyra të tjera janë: këllëf zircon, emax ose metal porcelain, faseta kompoziti dhe faseta emax. Me të dyja këto metoda sipërfaqja e jashtme e dhëmbit duhet të gërryhet edhe pse mund të jetë minimale. Ndryshimi ndërmjet të dyja këtyre fasetave qëndron në faktin që faseta e kompozitit realizohet në një seancë të vetme nga dentist dhe rezultati është i menjëhershëm. Ndërsa faseta emax realizohet me 2-3 seanca dhe punohet në laborator. Veshja e dhëmbit me këllëf mbetet e fundit pasi për të realizuar këtë metodë do të na duhet të sakrifikojmë më tepër struktur të dhëmbit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *