Përbërësit
– 300 gramë fileto salmoni
– 400 gramë fileto peshku tjetër (ton, merluc, etj.) pa hala
Për marinadën
– 250 gramë pana
– 2 limona jeshilë
– 2 thelbinj hudhra
– disa fije shafrani
– pak spec djegës, kripë, piper
Përgatitja
Në një tas, përzieni mirë panën, lëngun e një limoni, thelpinjtë e hudhrës së shtrydhur, shafranin, specin djegës, kripën dhe piperin. Pritini filetot e peshkut në kube të mëdha, vëreni peshkun në tas, mbulojeni me një plastmas dhe lëreni të marinohet të paktën 3 orë në frigorifer. Pastaj kullojini copat e peshkut nga marinada dhe futini në 4 shishqebapë, të cilët mund t’i vini mbi zgarë, ose në zgarën e furrës për 10 minuta, duke i kthyer rregullisht. Më pas, nxirrini. Ngroheni marinadën e lëngun e limonit tjetër për 3 minuta në furrë dhe pastaj lyeni me to shishqebapët e peshkut. Shërbejini të ngrohtë.