Këngëtarja shqiptare, Samata Karavella është një ndër artistet të cilat ka mbajtur me fanatizëm të fshehur jetën e saj private.

Ndonëse është pjesë e muzikës dhe showbizit shqiptar prej shumë vitesh, deri më tani asnjë lajm nuk ka qarkulluar për jetën e saj! 

Mirëpo, së fundmi Icon Style ka zbuluar se Samanta i ka dhënë fund beqarisë. Ashtu si dhe shihet në foto partneri i ka propozuar Samantës gjatë periudhës së festave të fund vitit.

Këngëtarja është fejuar në 29 dhjetor 2021 dhe po jeton e lumtur dashurinë e saj.

Karriera e saj muzikore po ecën tepër mirë, duke qenë se në vitin që lamë pas nisi punën për një album të ri të quajtur, “Mama”. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një projekt muzikor rreth një muaj më parë që titullohet “E vogla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *