Një grup shkencëtarësh suedezë, pas studimesh dhe eksperimentimesh të shumta, kanë arritur në përfundimin se burrat që janë martuar me bashkëshorte të mençura dhe me arsim të përshtatshëm, mund të kenë një jetë të mbarë, shëndet më të plotë dhe humor më të mirë sesa kolegët e tyre që nuk i kanë këto. Shkencëtarët arritën në këto përfundime pasi studiuan një milion e 500 mijë anketa…
Sipas tyre, ky fenomen ndodh sepse gratë e mençura dhe të arsimuara, dinë t’i kuptojnë më mirë bashkëshortët e tyre, organizojnë më mirë problemet e ushqimit dhe gjejnë për njëri-tjetrin mënyra interesante jetese. Ato dinë të shërojnë më mirë me mjete të thjeshta burrat, fëmijët dhe veten e tyre, etj. Në vazhdimin e një jete harmonike për çiftin, kanë rëndësi, sipas shkencëtarëve, përkrahja në çift, mirëkuptimi, evitimi i fërkimeve dhe grindjeve… Bashkëshortët në një familje të tillë, e ndjejnë veten më mirë dhe më të qetë, gjë që ndikon në jetën e përditshme dhe në gjendjen e tyre shpirtërore. Ata që kanë harmoni në familje, qëndrojnë larg alkoolit, nuk vuajnë nga depresionet, etj. Në të gjitha këto, theksojnë shkencëtarët suedezë, mbajnë vendin e parë ato martesa kur meshkujt kanë bashkëshorte të mençura dhe të arsimuara…