Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Mesazhet e vikingëve të lashtë…

Shkencëtari norvegjez Jonak Nordbi, pedagog në Universietin e Oslos arriti të gjente kodin e deshifrimit të disa mesazheve të gdhendura në dru. Ata, në fakt, janë zbuluar prej kohësh, por ngaqë nuk deshifroheshin dot, ishin arkivuar. Këto mesazhe të gdhendura në dru, mbajnë data të ndryshme të shekujve XII-XIII. Sipas “The Guardian”, ato artefakte janë zbuluar në një liman të braktisur të Bergenit. Këto shënime të koduara janë shkruar në vise të ndryshme të Skandinavisë. Sipas studiuesit, janë përdorur për ndërlidhje, pikërisht si mesazhet e ndryshme të kohës sonë. Edhe pse vizat duken të gjitha njësoj, është e qartë se informacioni që përmbajnë është i ndryshëm… Atje mendimet jepen shkurt, në mënyrë tepër lakonike. Materialet e koduara, natyrisht, duan kohë të zbërthehen tërësisht, prandaj edhe përfundimi i studimit të Jonakut kërkon kohë të gjatë, por tani jo vetëm për të gjetur mënyrën se ku dhe si janë shkruar, por edhe informacionin konkret për marrëdhëniet mes njerëzve të kohës. Kështu, bie fjala, me atë kod të posaçëm janë shkruar emra të ndryshëm njerëzish të asaj kohe dhe, kryesorja, është zbuluar kodi i formulimit dhe leximit të tyre.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

8 arsye pse dështojnë dietat...

Next Post

Meshkujt me bashkëshorte të mençura jetojnë më gjatë

Advertisement