Jam një vajzë 20 vjeçe, kërkoj të lidhem me një djalë serioz jo mashtrues. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam Vjollca 53 vjeçe jam në kërkim të një miku ideal që i mungon dashuria, i mungon një zonjë e mirë në krah. Që zonja të ketë shpirt të madh e ndjenja njerëzore, jo interesi. Zotëria të jetë nga Kavaja, Lushnja ose Fieri. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një qytetare dhe interesohem për një njeriun tim që ndodhet jashtë shtetit që kërkon një zonjë 60 vjeçe e mbajtur dhe pa detyrime. Zotëria është 70 vjeç dhe do nje njeri për të bashkëjetuar meqënëse jeton vetëm. Ju mirëpresim. Faleminderit.
Jam 43 vjeçe me banim në Tiranë, do doja që me anë të gazetës të njihesha me një njeri të mirë për lidhje sekrete, të më kuptojë dhe të më ndihmojë se jetën deri tani e kam pasë skëterrë. Ju lutem jo tallje me fatkeqësinë e tjetrit. Po pati njeri me zemër të madhe të lërë numër telefoni në gazetë.
Përshëndetje të gjithëve, jam një vajzë 25 vjeçe, kam mbaruar fakultetin dhe prej tre vitesh punoj në Tiranë, me origjinë jam nga jugu. Dua të njoh një djalë për qëllime serioze vetëm për martesë. Kam qënë e fejuar por jeta nuk më buzëqesh pasi jemi ndarë prej 3 vitesh. Jam 1.66 e gjatë, 54 kg. kam trup të rregullt, sy kafe, flokët biondë. Do doja një djalë për qëllime serioze dhe ai të jetë me shkollë e me punë, të dijë si të trajtojë një femër. Do ju lutesha që vetëm ata që përmbushin këto kritere të më shkruajnë ju lutem. Lë këtë adresë emaili: Ina_121900@yahoo.com
Jam një zonjë 42 vjeçe e divorcuar jo për fajin tim me një fëmijë e punësuar në shtet. Kërkoj një lidhje serioze me një burrë deri në moshën 47 vjeç. I interesuari të jetë me shkollë dhe i punësuar, të jetë simpatik pasi kështu jam edhe unë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam Bona nga Fieri 46 vjece e mire me karekteristika të mira. Jam pak e shëndoshë, jeta ime ka qene e keqe me pak fjale kam vuajtur nga burri dhe jam ne gjendje jo të mirë nga ekonomia. Pprandaj kërkoj të njoh një zotëri te mire dhe me karakter te mirë sic jam edhe vetë. Të më ndihmojë nga ana financiare, nga une do ngelet i kenaqur. Zoteria të lëre numrin ne gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje. Jam Ilda 36 vjeçe, jam nga veriu por jetoj në Tiranë, vajzë e rregullt dhe shume familjare, serioze e sinqertë dhe e paraqitshme, vitet kalojnë pa e kuptuar dhe është e rëndësishme edhe familja. Prandaj kërkoj të njoh një djalë per lidhje serioze te jete deri në moshen 40 vjeç, larg cdo vesi te keq, i paraqitshëm, ti perkushtohet familjes, të kete ndonje punë, të jetojë ne Tiranë dhe te jete i krishterë. E pranoj edhe të divorcuar apo te ve por pa fëmijë dhe pa probleme. Të interesuarit te prezantohen ne gazetë dhe të më lënë numër telefoni në gazetë.
Përshëndetje jam një zonjë e nderuar me pozitë të lartë nga Shqipëria e mesme. Banoj në Sauk të Tiranës, kërkoj të njoh një zotëri për lidhje të gjatë e sekret, të ketë makinën si timen Rang Rover ose benz, të jetë nga mosha 55-65 vjeç. Të jetë siç jam vetë e rregullt e me paraqitje, simpatik. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Të jetë biznesmen, me shkollë të lartë, e biznesmen siç jam vetë. Të festojmë Shën Valentinin bashkë se mua më ka vdekur burri, jam 54 vjeç, por si kam bërë akoma.
Jam 36 vjeçe nënë mund të quhet edhe ajo që e rrit fëmijen, jo vetëm ajo që e lind. Meqë më është mohuar e drejta të jem nënë biologjike sdo të thotë që nuk di të fal dashurinë e një nëne. Por sdua të jem vetëm nëna e munguar e fëmijës tënd, por edhe bashkëshorte e denjë, shoqe jete me gjithë respektin e duhur, sikur fal mirësi dhe dashuri ashtu dhe dua të më kthehet. Por personi që kërkoj dua të jetë i qytetëruar, i komunikueshëm, besnik dhe i përkushtuar ndaj familjes, larg idiotësive dhe gënjeshtrave, i stabilizuar në çdo aspekt. Nëqoftëse e gjen veten Lucjano në këtë mesazh mund të më dërgosh një numër telefoni ndryshe të vaftë mbarë.