Vështirë qenka të marrësh lapsin dhe të shkruash, por ja që nuk mund të rri. Të prita të vish me buzëqeshje, por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja, jam mire ketu. Dhembja per ty dita dites po me shtohet sëbashku me lotet e mi. Më ka marrë malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, syt e tu… Largimi yt i hershem shkaktoi plage te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sherojë keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plage un nuk besoj. Plaga do me sherohet atehere kur te vij dhe une ne parajse. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tënde. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthesë te pakthyer, me lot ne sy derisa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel. Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kanë fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmonë do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike vetem duke me shtreguar doren. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpresë te pa shpres, si dje, si sot, si neser une e perlotur te pres te kthehesh, po jo do vi une ma shpejt te ty te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma kthesh lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim sëbashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di sesi i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shum sesa te kam dashur, edhe me shum sesa e dua veten,. Une do te jem ne shpirt vetem e ytja e ti vendos vetë per lumturinë qe mund ta kemi së bashku. Atje ne parajse, me prit i dashur se kam edhe pak pune ta perkrah imazhin tend dhe perseri do jemi së bashku dhe te lumtur. L.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *