Alina i thotë tezes së saj se shumë shpejt do të arrijë të gjejë mënyrën për të hapur kasafortën e Sezarit, kështu që i duhet vetëm të përshpejtojë punët me Palomën. Tezja e paralajmëron të mos bëjë asgjë, pasi Paloma është e bija dhe nuk do që ajo të vuajë…

 

Paloma rreh Alinën dhe ndahet nga Brunoja

Alina i telefonon Brunos dhe i kërkon që të shkojë në apartamentin e saj për të biseduar në lidhje me shitjen e disa pasurive. Nga ana tjetër, ajo i telefonon edhe Palomës, me pretekstin se e ka të birin sëmurë dhe se ka nevojë për ndihmën e saj. Alina e pret Brunon e veshur me pizhama dhe duke biseduar, derdh gjoja aksidentalisht kafen mbi të. Alina i kërkon të falur dhe i kërkon që ta heqë bluzën për t’ia larë. Brunoja futet në banjë për t’u pastruar. Në atë moment, duke dëgjuar zërin e Palomës Alina shtrihet në shtrat dhe bën sikur po fle, duke thirrur emrin e Brunos. Kur Paloma futet brenda dhe shikon atë skenë, nuk mund të mendojë gjë tjetër veçse që Alina ka krijuar një lidhje me Brunon. Dyshimi i saj “vërtetohet” kur Brunoja del nga banja gjysëm i zhveshur.

E tërbuar, Paloma i bërtet Brunos dhe nis ta rrahë Alinën. Atë natë, pa kërkuar shpjegime për atë që ka parë, Paloma ndahet nga Brunoja.

 

Feliksi mëson pse i ati nuk e ka dashur kurrë

Feliksi shkon tek e ëma dhe i thotë se tashmë ka marrë vesh gjithçka mbi vëllain e tij të vdekur, Kristianin. Ajo e përshkruan si një fëmijë shumë të gjallë, që nuk i ka hapur kurrë probleme, ndryshe nga Feliksi, i cili që në shtatzani e ka torturuar shumë dhe që ka lindur me kordonin në qafë. Ajo i rrëfen se ka kaluar vite të tëra në depresion pas vdekjes së Kristianit, derisa vendosi se gjëja më e mirë ishte ta harronte dhe të mos e përmendte kurë atë.

Më vonë, Feliksi flet me të atin, të cilit i bën të njëjtën pyetje. Sezari i thotë se Kristiani ka vdekur për faj të tij, pasi po të mos kishte qarë Feliksi, Marsia nuk do ta kishte lënë vetëm Kristianin. Atëhere Feliksi e kupton se prandaj i ati nuk i ka shfaqur kurrë asnjë shenjë dashurie, pasi ai e ka fajësuar gjithmonë për vdekjen e fëmijës së tij më të madh. Sezari ia thotë hapur se, nëse do të kishte patur mundësi të zgjidhte, pa asnjë dyshim do të kishte dashur që Kristiani të jetonte dhe Feliksi të kishte vdekur.

Kur kthehet në shtëpi, Sezari e gjen Alinën të gjakosur dhe e pyet se çfarë ka ndodhur. Ajo i thotë se Brunoja e ka ngacmuar disa herë, por ajo ka bërë sikur nuk e kuptonte derisa ai ka ardhur ta detyrojë për të bërë dashuri dhe ngaqë ajo nuk pranoi, e ka rrahur.

Më vonë, Paloma bisedon me Sezarin dhe i tregon se çfarë ka ndodhur. Ajo përpiqet t’i hapë sytë të atit që të kuptojë më në fund se çfarë gruaje ka, por më kot. Sezari vazhdon të jetë i verbër e të besojë vetëm ato që i thotë Alina, duke menduar se Paloma po përpiqet ta mbrojë Brunon nga burgu.

Pilari fton për darkë Xhaksin për t’ua prezatuar së ëmës dhe Luteros. Ky i fundit i kërkon të bëjë shumë kujdes pasi mjeku i ri është shumë ambicioz dhe mund ta dojë vetëm për paratë e saj.

Personat përgjegjës për adoptimin e Zhaimitos shkojnë më herët në shtëpinë e Nikos, sipas kërkesës së Amarilisit. Ajo u thotë se Eroni e Nikoja janë ndarë prej kohësh dhe se kanë gënjyer…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *