E duan të gjithë, i madh e i vogël, të gjithë kërcejmë me këngët e saj, ajo bën atmosferën e një koncerti të shpërthejë e një dasme të shkundet në vallë e kërcime. Maya Aliçkaj, sapo ka sjellë “Ti ngadalë” një realizim i Sëart Company dhe tekst&muzikë të Adi Hilës. Maya, na tregon gjithçka rreth këtij produkti të ri muzikor, madje edhe arsyen se pse zgjodhi të ketë në klipin e saj, fituesin e BBA2, Qetsor Ferrunaj.

 

Fabjola Kuburi:- Maya ja ku u ritakuam përsëri dhe si gjithmonë vjen me risi të bukura, të veçanta dhe me nivel…! Si është ky produkt i ri?

Maya Aliçkaj:- Ti ngadalë mos më pyet me kaq nxitim, ja kështu është kënga e re. ( Buzëqesh)

-Pse “Ti ngadalë” ?

– Sepse nuk duhet të nxitohemi, të mendohemi përpara se të flasim dhe nëse bëjmë gabime të kërkojmë falje. Të kërkosh falje është forcë karakteri dhe i gjithë mesazhi im vërtitet rreth kësaj çështjeje. E gjithë ideja është që në çift nuk duhet të ketë krenari të tepruar por sidoqoft njëri prej tyre duhet të kërkoj falje, të ketë mirëkuptim se po e mbajtën të dy hundën përpjetë nuk bëhet më bashkë çifti. Në këtë rast femra është ajo që i lutet mashkullit prit ngadalë, ta diskutojmë njëherë këtë problem.(Buzëqesh)

-Kjo është demonstruar edhe në klip?

– Po, në klip jam unë që po e ndjek djalin me makinë, veprim ky që ndodh shumë rrallë në çifte, nuk ndodh fare ose ndodh por nuk tregohet.(Buzëqesh)

-Klipi është realizuar goxha mirë, çfarë synove të sjellësh me këtë klip?

-Synimi im ka qenë që të vij sa më afër publikut me thjeshtësi, jashtë luksit, jashtë mondanitetit. Është hera e parë që unë sjell një klip kaq sportiv, ishte një ideim i të gjithë bashkëpuntorëve të klipit dhe doli shumë i frytshëm. Para se të flisja për klipin doja të flisja për këngën sepse klipi ka një fabul që duhet përcjellë te publiku dhe në atë mënyrë që erdhi ashtu doja ta sillja dhe unë. Publiku ka nevojë që ta shikoj atë që unë këndoj. Klipi ka shumë rëndësi por kryesorja është të këndosh. Kënga duhet të jetë e bukur, të këndohet bukur, këto gjëra sigurisht që nuk na mungojnë. (qesh)

– Ku e realizove klipin e ri?

– Klipi u realizua nga Sëart Company,  të cilët i falënderoj për profesionalizmin. Xhirimet janë bërë pas stadiumit Dinamo, në një lagje të vjetër me tulla të kuqe, shtëpi të thjeshta, madje nuk kishim vajtur për të xhiruar në shtëpi brenda, por nëj zotëri na ftoi dhe realizuam skenën. U bë gjithçka shumë origjinale, prandaj mendoj se u prit edhe mirë nga publiku.

– Ky origjinalitet të bën ty kaq të pëlqyer?

– Besoj se po, origjinaliteti dhe thjeshtësia nuk mund të imitohen. I kam virtyte të miat, virtyte të lindura por që mua më pëlqen shumë që arrij t’i mbaj.  Që të jesh origjinale, duhet të kesh aftësi, që të nxjerrësh në pah origjinalitetin duhet të jesh positive dhe të çon përsëri tek pjesa e aftësisë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *