Fabjola Kuburi:- Ku je o Eli, si të kemi?

Elsamed Senaj:- Mirë, shumë mirë, ju si jeni? Përshëndetje për të gjithë stafin e gazetës Intervista, për lexuesit, ata që më kanë ndjekur dhe mbështetur.

– Ato që duhet të na i thojë në fund na i the në fillim…!

– Po, kështu e nis unë, me falënderimë të merituara. Buzëqesh)

-Tani që u bërë dhe pjesë e Bog Brother më duke se je bërë pak mendjemadh apo më duket mua?

– Jo, përkundrazi, më vjen keq që mendoni kështu! Unë jam Eli që kam qenë, original!

– Di që je mërzitur pak me opinionistët e mbrëmjes kur dole apo jo?

Penalizimi im ishte nga opinjonistët. Ervini më njihte para se të hyja në Big Brother. Thyen rregullat, nuk thuhet për një konkurrent që publiku duhet të votojë ta nxjerrë jashtë. Kërkoj shpjegim nga ato dy persona sepse kanë bërë gabim në të shprehur.

– Për çfarë të shërbeu më shumë kjo eksperiencë?

-Big Brother ishte një ëndërr e imja që unë e realizova, më shërbeu për të kuptuar sa i fortë jam në sfidë por përballë kisha njerëz që luajtën pisët dhe kjo prishi gjithçka. Pastaj, përsa i përket produksionit mund të them që jam shumë i kënaqur dhe e vlerësoj punën e tyre. Ky është një reality shoë dhe aty duhet të dalin fytyrat e vërteta të konkurrentëve.

– Kush e mori i pari iniciativën për të hyrë në shtëpinë e Big Brother ti apo Ambra?

-Iniciativën e mora unë, Ambra ishte e ftuara ime kur çdo gjë e kisha gati për të hyrë aty.

– A ishte kjo eksperiencë ashtu siç e kishe menduar apo ndodhi të zhgënjeheshe?

– Brenda ndodhi siç e kisha menduar, duke njohur sfidën nuk doja të shtiresha për të zën miq, doja që t’iu nxirrja konkurrentëve karakterin në pah që ti shikoj publiku. Ambra nuk tha asgjë ishte zhgënjimi im brenda.

-Po Ambra çfarë thoshte?

– Ambra është akoma aty brenda, të shohim kur të dalë jashtë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *