Reperi Lil Nas X njihet për krijimtarinë e tij të veçantë për të realizuar klipet muzikore por dhe për të lançuar hitet më të reja. Ai vendosi të paralajmërojë daljen e albumit të tij ” Montero” duke e sjellë nëpërmjet një shtatzënie. Ai madje ka bërë dhe një event për pritjen e “Montero” ose ndryshe “baby shower”.

Mirëpo, mesa duket pritjes i ka ardhur fundi pasi më në fund albumi i tij “erdhi në jetë”. Në një klip në Youtube, transmetohet një skenë sikur reperi lind “Montero” si për të treguar që një kapitull i ri muzikor ka ardhur në këtë botë.

Nuk munguan as skena humori gjatë “lindjes” së albumit Montero. Në dhomën e maternitetit, teksa albumi i tij erdhi në jetë një nga doktorët sheh atë dhe shprehet: “Oh Zot! Sa i bukur! Urime!” Ndërsa, Lil Nas X ia kthen me humor: “Që tani është nominuar për Grammy.”

Por, Lil Nas X nuk u mjaftua vetëm me lançimin e albumit të tij. Ditën e djeshme ai na prezantoi me një hit të ri, i cili titullohet ” That’s What I Want”. Padyshim në klipin e tij nuk ka munguar kreativiteti i tij, por dhe skenat erotike ishin pjesë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *