Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë ilaçi të marr për këtë kollë?

 

– Doktoreshë Mira, u bënë disa muaj që kam një kollë të thatë e cila po më mbyt, më është acaruar edhe fyti. Mjekja më vizitoi dhe më tha që nuk kam asnjë ftohje. Më ka dhënë edhe amoksicilinë, të shoqëruar me vitaminë B kompleks. Jam qetësuar për momentin, por më ka filluar sërish kolla e thatë. Kur kollitem, më gërricet fyti dhe më dhemb kraharori. Ju lutem, më thoni, çfarë ilaçi të marr për këtë kollë?

Dr. Mira Xhixha, alergologe:  – Me të dhënat që më shkruani nuk është e mjaftueshme që të përcaktoj diagnozën e saktë dhe të kuptoj se çfarë jua shkakton këtë kollë. Mund të jetë alergjike, mund të jetë laringit, etj. Shkaqet që ju kanë çuar në këtë gjendje mund të jenë të ndryshme, ndaj unë ju këshilloni të bëni një konsultë me mjekun alergolog.

Advertisement

– Unë nuk mund t’ju rekomandoj medikamente, pasi është më mirë të përcaktohet një herë shkaku i kollës, sesa ta qetësoni atë përkohësisht me ilaçe. Në qoftë se nuk jeni duhanpirës, besoj më shumë që shkak të jetë alergjia. Gjithsesi, vizita te mjeku alergolog e analizat do ta përcaktojnë shkakun e vërtetë të problemit tuaj dhe në bazë të diagnozës, do të merrni mjekimin e duhur. Me respekt.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk bëj dot seks me të dashurën!

Next Post

Dr. Detina Zalli: Cilat janë avantazhet e masazhit…

Advertisement