Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

EDI RAMA E LULZIM BASHA
Këtë javë deshëm të bëjmë një intervistë të përbashkët me dy liderët e partive kryesore, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, të flisnim me ta në përgjithësi, për demokracinë dhe politikën shqiptare. Deshëm t’i pyesnim: A nuk u duket edhe atyre se gjithçka në politikën shqiptare është fallco, duke u nisur që nga vendosja e pluralizmit e deri tani?! A nuk u duket atyre se jemi në një gjoja demokraci?! A nuk u duket se bëjmë gjoja sikur kemi parti të majta e të djathta, se të gjitha janë njësoj dhe nuk dallojnë fare nga njëra-tjetra?! A nuk u duket atyre se gjoja bëjmë sikur luftojmë komunizmin, ndërkohë që atë, shumë nga politikanët tanë, të majtë e të djathtë, e kanë metodë pune?! A nuk kemi bërë gjoja sikur kemi dënuar diktatorin dhe e veja e tij është dënuar vetëm për disa kafe?! A nuk u duket atyre se në këtë “gjoja demokraci” populli bën gam-gam vetëm nëpër kafenera e Facebook, por nuk ka asgjë në dorë?! A nuk u duket se gjoja bëjmë zgjedhje, por në fakt populli nuk zgjedh asnjë, por janë ata të dy që zgjedhin të gjithë?! A nuk u duket atyre se gjoja bëjnë sikur luftojnë korrupsionin, por asnjëri nuk e lufton, sepse do të duhet të luftojë vetveten?! A nuk u duket se po bëjmë gjoja sikur po shkojmë në Evropë, pasi në fakt, asnjëri, as ata të dy e as shokët e tyre, nuk e duan këtë, pasi nuk do të vjedhin e pasurohen dot më?!
Ja, për të gjitha këto deshëm t’i pyesnim zotërinjtë e Rama e Basha, por nuk i bëmë dot bashkë dhe nuk e zhvilluam dot intervistën. Por, nuk u mërzitëm shumë, as ne e besoj se as ju, të dashur lexues. Sepse iu keni dhënë përgjigje vetë këtyre pyetjeve me kohë…

SPARTAK BRAHO
Pa dyshim, Spartak Braho, me letrën e tij drejtuar drejtuesve më të lartë të shtetit ku shkruante se “sulmi që po ndërmerrnin përsëri ndaj Ilir Metës Tom Doshi dhe Dritan Prifti ishte me pasoja të rënda dhe do të sillte destabilizm politik”, do të qe në listën tonë, për t’u intervistuar këtë javë. Ne deshëm të na e shpjegonte pak me hollësi këtë punën e destabilizmit se Meta, edhe pse kryetar i Kuvendit, nuk është Mesia. Ai është një politikan si gjithë të tjerët, që ikin e vijnë nëpër postet e tyre. Ai, si çdo politikan, ka të metat e të mirat e tij, është i lavdërueshëm e i qortueshëm, si gjithë të tjerët. Është një njeri, pra, që mund të bëjë edhe gabime, që mund edhe të dënohet, apo qoftë larg, se nuk ia urojmë, mund të futet edhe në burg (raste të tilla ka plot jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë). Zoti Meta, pra, është si gjithë të tjerët. Po pse atëherë sulmi ndaj tij do të sillka destabilizim?! Mos ishte më shumë si kërcënim apo paralajmërim ky mesazh, zoti Braho?!

DRITAN PRIFTI
Fotografitë e tij marrë nga një video pornografike, ku protagonistë ishin ai dhe një vajzë e re, na shtynë t’i kërkojmë një intervistë këtë javë edhe zotit Prifti, por nuk mundëm ta realizonim dot një intervistë të tillë. Zoti Prifti ishte shumë i zënë, sa me thirrjen në prokurori, aq edhe më përgatitjet e videos tjetër që donte të hidhte në internet. Ne, krahas të tjerave, deshëm ta pyesnim zotin Prifti edhe për dy thashetheme që qarkullonin në Tiranë dhe që “për çudi”, asnjë gazetë apo gazetar nuk i ka përmendur këtë javë: A është e vërtetë, zoti Prifti, që ajo vajza e videos është kushërirë e një politikani të lartë që ka patur lidhje me ty? Është e vërtetë se ajo video nuk është bërë në hotel, por në një shtëpi të marrë me qira nga ajo, vetëm për t’u takuar me ty? Është e vërtetë se, pas videos të porositur nga dikush tjetër e të regjistruar nga ajo, vajza ka marrë një “dorë të mirë parash” dhe ia ka mbathur në Itali?! Pse nuk i përmend zoti Prifti këto fakte? Ka frikë se acarohet shumë lufta, se dalin në dritë të tjera fakte, apo thjesht nuk do ta pranojë se “ia kanë hedhur”?

Advertisement

DIETMAR ALUTA-OLTYAN
Dietmar Aluta-Oltyan është figura më e fuqishme në kompaninë austriake “Alpine Bau”. Ai është përfolur këtë javë në shtypin austriak dhe në atë shqiptar, sepse prokurorët austriakë dyshojnë se ai ka transferuar në Qipro 575 mijë euro për llogari të një zyrtari të lartë shqiptar që i ka krijuar favore për aktivitetin e tij në Shqipëri. Ju kujtojmë, të dashur lexues, se firma e zotit Dietmar Aluta-Oltyan në vitin 2009 lidhi me shtetin shqiptar një kontratë 28 milionë euroshe për ndërtimin e rrugës Damës-Tepelenë dhe se është pikërisht kjo firmë që fitoi më parë edhe tenderin e diskutueshëm të rrugës Levan-Vlorë për 41 milionë euro, për të cilin mori edhe një shtesë 6 milionë euro nga shteti ynë. Pikërisht zotin Dietmar deshëm të intervistonim ne këtë javë. Një pyetje deshëm t’i bënim, vetëm një: Për kë ishin ato para që kishte dërguar? Kush është ky politikan shqiptar që qenka blerë kaq lirë?! Se, politikanët e tanishëm nuk kënaqen me shifra nën 1 milionë euro…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në gjithë pikat e shitjes në Shqipëri si dhe  në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse më bien flokët?

Next Post

Horoskopi 5 tetor-11 tetor

Advertisement