Dashi
Dashuritë tuaja janë ende shumë pozitive. Nëse jeni vetëm, mbase do t’ju duhet të zgjidhni mes njerëzve krejtësisht të ndryshëm. Lërjani kohës të vendosë për ju: Njërin, tjetrin, ose asnjërin. Nëse jeni në çift, do të merreni vesh shumë mirë me njëri-tjetrin, jeni më të relaksuar dhe atmosfera është e këndshme. Kështu, mund të ndani ndonjë sekret tuajin me partnerin/en. Megjithatë, tregohuni të matur, sepse kjo mund të kthehet kundër jush më vonë, kur ai/ajo të jetë zemëruar.

Demi
Keni më shumë dëshirë të merreni me jetën tuaj private në këtë moment dhe Jupiteri e Marsi ju inkurajojnë ta bëni këtë. Ju keni të drejtë të zbaviteni, nuk keni pse të jeni seriozë gjithë kohën. Gjithashtu, do të kujdeseni më shumë për veten, mbase duke bërë sport. Nëse jeni vetëm, takimi me një person dinamik dhe optimist ju rregullon humorin. Në punë keni një sens të theksuar të punës në grup, do të zhvilloni një dialog konstruktiv me kolegët, por duke qenë më diplomatë se zakonisht, falë Mërkurit. Kujdes fytin; ndryshimi i stinës mund t’ju sjellë probleme.

Binjakët
Ju merreni vesh mirë me familjen tuaj dhe përpiqeni të qetësoni tensionet mes njerëzve të familjes, që nganjëherë grinden për gjëra të kota. Në planin sentimental jeni në kërkim të një partneri/eje me të cilin/ën do të donit të kalonit gjithë jetën. Jeni kërkues dhe keni të drejtë të jeni kështu. Nëse jeni në çift, situata është pak më e tendosur se zakonisht, për shkak të Saturnit që krijon probleme në komunikim. Tregohuni të qartë në atë që kërkoni, por edhe të butë njëkohësisht.

Gaforrja
Keni dëshirë të ndërroni shtëpi, ose të ndryshoni krejtësisht modelin dhe dekorimin e shtëpisë suaj. Ju doni ngjyra të reja, më shumë hapësirë. Gaforreve nuk u pëlqen të hedhin gjërat, por ju jeni gati t’ua falni të tjerëve, ose t’i çoni te shtëpia e prindërve gjërat që s’ju duhen. Jeni në një periudhë pjekurie dhe kjo do të thotë se nganjëherë duhet të hidhni objektet e fëmijërisë suaj. Sentimentalisht jeni në një periudhë të qetë, qofshit vetëm, apo në çift.

Luani
Afërdita do të jetë në shenjën tuaj deri më 9 tetor. Përfitoni pra edhe pak ditë nga prania e saj për t’u kujdesur për veten dhe për lidhjen tuaj. Edhe fotot që do të hidhni në Facebook, do të kenë sukses. Është më e lehtë edhe të takoni dikë që ju pëlqen vërtet. Kështu, pra, mos rrini në shtëpi, por dilni. Situata në çift është idilike dhe e gëzueshme. Nga ana profesionale, do të donit të fitonit më shumë para dhe nuk dini si të veproni: Të rrini aty ku jeni, të shkoni diku tjetër, apo të duroni dhe të shihni çfarë do të ndodhë. Shumë shpejt do ta gjeni zgjidhjen.

Virgjëresha
Marsi dhe Jupiteri ju ndihmojnë të jeni më të hapur, të thoni mendimet tuaja me më shumë autoritet. Bëni kujdes ndaj disa detajeve që zakonisht duhet të tërhiqnin vëmendjen tuaj. Ju mungon përqendrimi, gjë që nuk është në natyrën tuaj. Mos bëni një blerje të madhe këtë javë, sepse do të pendoheni. Kushton shumë shtrenjtë dhe nuk është ajo që donit (makinë, kompjuter, divan, televizor, etj.). Më mirë tregohuni të duruar. Dilni edhe me shoqërinë; do t’ju ngrejë moralin.

Peshorja
Mërkuri dhe Dielli janë në shenjën tuaj dhe ju shtyjnë të reflektoni. Vendimet që do të merrni tani do të ndikojnë në të ardhmen. Mund ta merrni shtruar për të reflektuar akoma dhe të kërkoni këshilla lart e poshtë, para se të bëni zgjidhjen tuaj. Ju mund të merrni vendime në fushën profesionale, sentimentale, shoqërore, financiare dhe shëndetësore. Mërkuri ju ndihmon të reflektoni me kthjelltësi e Saturni gjithashtu, duke ju dhënë një aftësi të mirë analizuese.

Akrepi
Ju do të bëni zgjedhje të rëndësishme, por pozitive këtë javë dhe gjithë muajin. Kështu, do të tregoheni të guximshëm dhe me besim në vetvete. Keni të drejtë të veproni kështu, tani që Saturni është larguar nga shenja juaj dhe keni më pak pengesa në rrugën tuaj. Kështu do të rigjeni edhe besimin në vetvete. Një rivalitet në punë me një koleg do t’ju irritojë dhe zbavisë njëkohësisht. Partneri/ja ju mbështet në gjithçka, edhe kur e keni gabim dhe kjo ju bën të ndjeheni mirë.

Shigjetari
Saturni sjell një tjetër atmosferë në jetën tuaj, ndryshimet do të ndodhin më shumë brenda jush se jashtë, por kjo ndikon në vendimet tuaja të përditshme. Do të reflektoni se çfarë doni të bëni në jetë, bile disa prej jush kanë filluar një proces transformimi ose ndryshimi drejtimi. Disa do të ndërrojnë qytet, bile edhe vend, ose do të fillojnë një profesion të ri. Me Saturnin, asgjë nuk vjen shpejt, pra, tregohuni të duruar. Gjithashtu, tregohuni të duruar edhe me partnerin/en.

Bricjapi
Jupiteri ju shtyn të keni më shumë ambicie, të synoni për më lart, më shpejt, më shumë. Guxoni, përballoni frikërat tuaja dhe bëni përpara pa i bërë shumë pyetje vetes. Nganjëherë ju jeni shumë perfeksionistë dhe kjo ju bën të humbisni kohë të çmuar. Në dashuri do të bëni përpjekje që ta lini tjetrin të bëjë atë që do, pa kritikuar dhe pa dhënë këshilla. Kjo do ta përmirësojë seriozisht lidhjen. Në punë jeni shumë të përqendruar dhe kjo gjë jep rezultatet e saj.

Ujori
Jeni të ftuar në një martesë apo fejesë dhe, nëse jeni vetëm, kjo do t’ju bëjë të keni dëshirë të bëni të njëjtën gjë. Nëse jeni në çift, kjo do të forcojë lidhjet tuaja. Keni dëshirë të udhëtoni, kështu që përgatisni gjithçka për momentin në internet. Duhet vetëm të merrni aprovimin e partnerit/es për këtë udhëtim dhe për destinacionin. Edhe lidhjet me shoqërinë janë të shkëlqyera; ju pëlqen të qëndroni me njerëz që i doni dhe i vlerësoni.

Peshqit
Marsi dhe Neptuni janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Kështu, do të humbisni shumë kohë, sepse ju mungojnë përqendrimi dhe organizimi. Është më mirë të punoni më pak dhe të mos bëni shumë gjëra njëkohësisht, duke mos i përfunduar ashtu si duhet. Bërja e shumë punëve njëherësh kërkon një vëmendje të madhe, gjë që nuk e keni për momentin. Rrezikoni të grindeni edhe me partnerin/en, jeni shumë emocionalë dhe çdo fjalë e merrni ters, gjë që ju shtyn të hyni në konflikt. Relaksohuni.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në gjithë pikat e shitjes në Shqipëri si dhe  në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *