Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë efektesh anësore ka dieta me afat të shkurtër?

– Ju lutem më thoni a janë të mira programet e dietave të shkurtra? Cilat janë efektet anësore më të këqia të këtyre lloj dietave, dhe a e rekomandoni ju?

Mario instruktor: – Nuk ja këshilloj askujt dietat drastike, sepse kanë shumë efekte anësore. Të tilla janë dietat me afat të shkurtër. Këto lloj dietash nuk i japin kohë organizmit të përshtatet me dobësimin. Prandaj ato kanë shumë efektet anësore. Kryesorja është varja e lëkurës që është edhe më e dukshmja dhe, për mua, më e shëmtuara. Më mirë pak i/e shëndetëshëm, sesa një lëkurë e varur. Efekt tjetër anësor është infertiliteti, që ka lidhje me prodhimin e hormoneve. Pres saj do të keni çrregullim të hormoneve, dhe, nëse jeni femër, kjo gjëndje bëhet akoma më e rënduar tek ju. Gurët në tëmth, gjë e cila ndërhyn në ekuilibrin midis kripërave dhe kolesterolit janë një efekt tjetër anësor. Dëmtimi i mëlçisë, diabeti, rënia e flokëve e cila ndodh sigurisht nga mungesa e proteinave dhe vitaminave që merren kryesisht nga ushqimi janë të tjera pasoja. Ndaj unë ju rekomandoj vetëm një dietë me regjim ushqimor të rregullt: Të hani pak nga të gjitha dhe kjo e shoqëruar me ushtrime fitnesi, vrap në natyrë, apo dhe not në det. Absolutisht mos mbani dietë drastike.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Amarda Arkaxhiu: Ai ma bën jetën aq të bukur…  

Advertisement