Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ninfa Pema: Krijoj duke transformuar

– Ninfa, le ta nisim me pasionin për krijimtarinë , ishte një ëndërr që nga fëmijëria apo një pasion i lindur apo i nxitur në rini?

-Secili prej nesh ka një pasion të fshehur. Janë kushtet, ambienti dhe shoqëria që ndikojnë në daljen në pah apo jo të këtij pasioni. Kur rritesh në një ambjent ku pjestarët e familjes janë mësuar të krijojnë diçka, kurioziteti e dëshira që edhe ti të realizosh një vepër tënden rritet ashtu padashur. Mendoj që në rastin tim kanë qenë këto veti që kanë bërë të mundur nxitjen e pasionit.  Mbaj mend, kur isha vajzë, kishim një frigorifer francez, dera e të cilit hapej me të njëjtin mekanizëm siç funksionojnë frenat e biçikletës.  Sa herë që prishej mekanizmi ulesha pranë babait tim dhe me kuriozitet shikoja e ndiqja çdo hap të atij procesi. Mund të them që aty ishin fillimet e mia ku pasioni si një lule kërkoi vaditjet e para, por që mori hov para 10 vjetësh dhe vazhdon në evolucion.

Advertisement

-Çfarë mund të thuash më shumë për lexuesin tonë, për veten por edhe për artin tënd?

-Gjëja që më karakterizon më shumë është kurioziteti, dua ti hyj ne brendesi gjerave, nuk ndalem ne prag, dua të kuptoj. Në Itali jam shpërngulur në vitin 2004. Edhe pse lashë pas një jetë të bukur që kisha në Tiranë, bëra një zgjedhje zemre, pasi në jetë përveç pasionit kemi nevojë për dashuri, familje dhe trashëgimi. Aty doli krijesa ime më e bukur, vajza. Ndoshta edhe unë ashtu si babai im vite më parë kam filluar të vadis pasionet e saj. Siç u shpreha, kurioziteti është baza e krijimeve të mia. Nuk  mund të qëndroj duarkryq, vras mendjen si të realizoj atë çka sytë e imagjinata ime kanë parë. Të realizoj të njëjtën gjë, por duke përdorur materialet që më përshtaten më shumë si letra, tekstile, plastike, fije peri, materiale që më jep natyra. Fillimisht punimet e mia kanë qenë e vazhdojnë të jenë “Contemporary Bijoux” të krijuara nga hiçi. Unë nuk i blej ruazat, unë i krijoj ruazat me materiale që secili prej nesh në përditshmërinë  i përdor ( fletën e bardhë që shkrimtari do mbushe, faqet e revistave që sapo janë lexuar, një pjesë basmeje të një veshje që nuk përdoret më, lëvozhgat e një fruti të sapo ngrënë, amballazin e një pakoje e të tjera si këto). Të gjitha këto i transformoj e u jap atyre një formë e një jetë tjetër.

-Cilat nga veprat e kryera në vitet e tua krijuese ke më për zemër dhe, pse?

-Me thënë të drejtën nuk ka një vepër të veçantë që ta kem më përzemër. Çdo punë që kam realizuar ka veçantinë e saj, ajo ka brenda ndjesinë,  punën, orët e tëra për ta realizuar. Krijimet janë si librat. Nëse lexojmë të njëjtin libër në dy momente të ndryshme nuk e përjetojmë ngjarjen dhe përshkrimet në të njëjtin mënyrë sepse ne kemi ndryshuar ndërkohë.

-Cilat nga rrymat e artit bashkëkohor të tërheq më shumë?

-Arti bashkëkohor si një bashkësi lëvizjeje dhe tendencë artistike, është ai që më përshtatet e më tërheq më tepër. Aty mund të shprehem e të krijoj atë çka visioni im perceptoi. Më jep mundësinë të transformoj, mos të ndjek shabllone, të krijoj diçka unike. Ka dy vite që po merrem me këtë lloj arti, aty e kam gjetur veten.

-Në Festivalin Ndërkombëtar të Artit të Grave “Frida”, në Tiranë, more çmimin e dytë, mes shumë pjesëmarrësish ndërkombëtar, a u ndjeve e për gjithë punën e paraqitur në këtë festival-galeri ?

-Të them të drejtën ishte një suprizë për mua, nuk e prisja sepse është hera e parë që marr pjesë në një Festival-Galeri. Punimet e mia kishin një drejtim mjaft të thjeshtë, jo në këtë dimension. Ashtu sic vjen frymëzimi ashtu papritur e pakuptuar, edhe konceptimi i veprës mori jetë një mbasditeje ku mendja ime po fluturonte ashtu e sinqertë e pa kufij, fillova të pres shirita e ti ndërthur.  Figura e Fridës u shkatërrua, u transformua; një sy shkoi lart një sy poshtë, veshi nuk dukej më, pjesë e vathit kishte përfunduar gjetkë. Por edhe pse unë a shpëfytyrova figurën e saj, çdonjëri që shkon e do e shohë vepren, njeh që është ajo. Titulli i veprës është DE FORMIM.  Festivali është i hapur deri në datë 25 Nëntor.

-A mund të rrish dot pa krijuar?

-Nuk mund të qëndroj pa krijuar. Mendja dhe imagjinata ime janë gjithmonë në punë. Nuk jam shumë e sigurt, por edhe kur fle krijoj sepse shpesh zgjohem e ndjehem e kënaqur (këtë natë kam krijuar dicka). Në momentin që do pushoj së krijuari, dicka nuk shkon në mua. Prandaj i uroj vetes të krijoj gjithë jetën që kam përpara.

-Cila është pengesa më e madhe për një artist?

-Artisti ka botën e vet. Jo të gjithë arrijnë të kuptojnë artistin, kjo mendoj është pengesa më e madhe.

-Ka artistë që mendojnë se arti është sakrificë. Ti, si mendon?

-Artistët jetojnë në bazë të artit. Ka profesion që nuk ka sakrificë? Duaje profesionin që bën e sakrifica zë vendin e vet dhe kënaqësia e lumturia vendin kryesor.

-Ç`mendon për frymëzimin?Po për kritikën?

-Frymëzimit i duhet hapur dera ashtu si edhe kritikës. Të dyja për mendimin tim shërbejnë në ecjen përpara. Kritika ka ekzistuar e do ekszistojë gjithmonë ashtu si dhe frymëzimi . Kemi arritur zhvillim artistik në momentin kur kritikat i kthejmë në frymëzim.  Një shoqja ime e ngushtë më thotë gjithmonë “ nuk mund ti pëlqejmë të gjithëve”

-Me çfarë tjetër të pëlqen të merresh, duhet të jetë punë krijuese sigurisht, apo jo?!

-Më pëlqejnë sfidat e në fakt përveç krijimtarisë kam pasion sportet. Aktualisht luaj tennis e përballem në turne të ndryshme në qytetin ku jetoj në Itali, Brescia. Këtë verë fitova white card për të marrë pjesë në një turne në Slloveni ku përfaqësova Shqipërinë si e vetja shqiptare pjesëmarrse. Edhe sporti, ke të drejtë është krijimtari.

instagram ninfa_pema_hand_made_creations

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Skenar filmi! 30 mijë euro për ta vrarë,  Naim Murseli organizoi varrimin e gruas

Next Post

Të rrosh a të mos rrosh, në epokën “VIP”, kjo është çështja!

Advertisement