Emri Babale tashëm është kthyer në sinonim të hipokrizisë, fallcifikatorit, kurtheve e prapaskenave , mashtrusit dhe intrigantit , njeriut të errësirës .Simbolika  dhe filozofia  babale ,nuk është një dukuri e re e zbuluar rishtazi në jetën shqiptare .Ajo është e vjetër sa vetë njerëzimi .E veçanta e babalizmit të sotëm është se ai në kushtet e acaruara të luftës politike, u përdor nga opozita e rrënuar shqiptare si flamur beteje ,si mjet lufte politike, u zgjodh si alternativë e saj për të gjetur shpëtim te kriminelë dhe te strukturat e krimit ,pjesë e së cilës vazhdon të jetë edhe babalja .Dhe, kur mundohesh të depërtosh në xhunglën morale ,shpirtërore dhe të veçantat psikologjike të kësaj dukurie, të dalin përpara shumë babalizma të vjetra dhe të reja ,të thjeshta dhe të ndërlikuara ,të bartur nga njerëz ordinerë, por edhe nga njerëz të sferave të larta të pushtetit ,nga vjedhës xhepash e deri te administratorë të lartë në majë të piramidës shtetërore ,përdhunues ordiner të lirive dhe të drejtave të njeriut ,por edhe grabitës që tjetërsojnë pronat e të tjerëve me vendime dhe shkresa qeveritare të të gjitha ngjyrave .E gjen këtë dukuri te analfabetët ,por edhe te disa të ashtëquajturit shkencëtarë ,te disa mediokër e të vetëshpallur  gazetarë , por  për ironi të fatit , nuk kanë as kursin e plepave si homologët e tyre gjykatësit që në vend të simbolit të peshores që presupozon drejtësi ,në diplomat e tyre kanë plepin dhe farat e kungullit  .A nuk i përkasin shkollës së babales ata drejtues së degës së zjrrfikësve të Përmetit të cilët dënojnë dhe përjashtojnë nga radhët e këtij shërbimi një punonjës i cili mori pjesë dhe ndihmoi me heroizëm  në fikjen e një zjarri?! Po ngjarja e disa kohëve më parë në një fshat të Librazhdit ku dhunuesi jo vetëm se ndërtoi në tokën e një fshatari një hotel pa leje  ,por nuk e linte këtë të fundit të ushtronte biznesin si larës makinash ,se i prishte qetësinë?! Po qindra mijra qytetarëve që u kanë grabitur pronat që nga dhunues ordiner e deri te qeveritarët e të gjitha ngjyrave ,a nuk është një akt babalesk?! Babalizmi armikun më të madh ka të vërtetën .A nuk u janë vursulur si çakenj disa pseudo intelektualë dhe kapsohistorianë disa vlerave më të çmuara kombëtare ,që përbëjnë pasaportën e kombit tonë ?! Skënderbeu, thonë ata, me tepër se i bëri mirë Shqipërisë e dëmtoi atë . Se shpirtin e tij liridashës ,orientimin e Shqipërisë drejt Europës dhe luftën ndaj osmanizmit këta mostra e shikojnë edhe sot pas më tepër se 500-vjetësh, si mëkatë të Skënderbeut dhe jo si vlera apokaliptike që i dhanë emër dhe histori Shqipërisë .Pa historinë dhe madhështinë e Skënderbeut  , sot vështirë se do të kishim shqiptarizëm dhe Shqipëri .Më keq akoma kur në sindikatën e babalizmit shikon edhe predikues fetare .Një hoxhë pasi dha urdhërin besimtarëve t’i rrahin 100 hetë në ditë me bishtin e fshesës gratë që dalin me rroba banje në plazh, nuk u ndal me kaq .Ai Skënderbeun e quajti tradhëtar se braktisi Sulltanin ,kurse rilindasin e madh Naim Frashërin e quajti si një shkrues përrallash .

Një degë e babolizmit janë  edhe neoeatistët të cilët tradhëtinë e simbolit e  tyre Esat Pashë Toptanitn ,kërkojnë ta vlerësojnë si përpjekje atdhetare të tij  .Ndërkohë ata mbajnë qëndrim kritik dhe përbuzës  ndaj veprës heroike të Ismail Qemalit . Madje para pak ditësh një ish  deputet , më i gjërë se i gjatë ,më analfabeti nga parlamentarët e të gjitha kohëve , gati sa nuk e quajti aktin e pavarsisë të panevojshëm ,lokalist dhe që binte ndesh me Kanunin e Lek Dukagjinit .

Ndërsa babalistët që mbulojnë sektorin e LANC ,janë një histori tjetër turpi kombëtar .Neokolabëracionizmi I tyre është një njollë e zezë në historinë demokratike të vendit .

Por babalizmi nuk mbaron këtu ,ai ushqehet çdo ditë me antishqiptarizëm .A nuk e shikoni opozitën shqiptare që po lobon egërsishtë ,hapur dhe me deklarata antikombëtare  për moshapjen e negociatave të shqipërisë me BE?! A e shikon qoftëlargun që flet kundër narkoshtetit kur në qeverisjen e tij u hodhën themelet e një mafje të rrezikëshme  aggresive ,të një pushteti të lidhur me organizatat më kriminale në botë?! Me këto që ka bërë dhe bën qoftëlargu a nuk e meriton të jetë kryetari i babaleve?! Realisht ai është babale dhe shkuar babaleve . Me gjithë këtë diskretitim që po i bën shtypi ndërkombëtar kreut të opozitës ,duke e cilësuar si gënjështar ,si antishqiptarë ,të inkriminuar në çdo qelizë ,a nuk e meriton edhe ky distiktivin e babalizmit ? Sigurisht që e meriton ,ai zotron çertifikatën për vjedhjen e rrugës së kombit ,të vrasjeve të 21 Janarit dhe të shitjes së hapsirës detare të vendit .Ai ka prova dhe është një babale i sprovuar.

Kjo sindikatë e babalizmit veç rreziqeve të tjera ,ka edhe atë që me qëndrimet e saj mundohet të babalizoi edhe vetë shoqerinë dhe  pushtetin .Përballë politikave koncesionare të qeverisë deri në rrezikun e sigurisë kombëtare ,të shëndërrimit të Shqipërisë si   një vend pa zot , mosvlerësimin dhe përballjen e saj me varfërinë ,nënshtrimi i pushtetit nga bizneset dhe reklama e sofistikuar deri në verbim ,qëndron  një opozitë dhe një opinion i babalizuar ,që më tepër se ta shkundi qeverinë nga themelet i zgjat jetën asaj duke e babalizuar edhe atë .Kohë e keqe ,kohë babalesh…

Agron BERDAJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *