Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ninfa Pema: Krijoj duke transformuar
Të rrosh a të mos rrosh, në epokën “VIP”, kjo është çështja!
Shkolla nuk është teatër! Nga Irida Xhura

Të rrosh a të mos rrosh, në epokën “VIP”, kjo është çështja!

Nga GERALD QERIMI – Nuk e di a është një bekim apo mallkim epoka e “VIP-llëkut” ku po jetojmë.

Vitet e fundit termi VIP në vendin tonë është përhapur shumë. VIP në TikTok, VIP në Instagram… na u mbush vendi me VIP-a.

Mania për tu ndjerë VIP në këtë vend është më e madhe se sa të jesh i arrirë në jetë.

Advertisement

Të hysh në TikTok sheh “ujqër” e “lepuj” që zihen se kush e kush nga ata është bërë më shumë VIP.

Sot janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për tu bërë VIP-a; shesin jetën e tyre, privatësinë vetëm e vetëm që të quhen VIP-a.

Lufta e ashpër për vëmendje dhe mania për të qenë në “vorbullën” e klikimeve ka bërë që dita-ditës të kemi dhe ngjarje të shëmtuara.

Kur Instagrami bëri opsionin e “tik-ut” blu me pagesë për të gjithë, një grup njerëzish u turrën për ta paguar a thua se do ju hynte në punë.

Por pse të gjithë duan të quhen VIP-a?

Shumë njerëzve iu duhet ky status sepse u jep atyre vërtetimin se janë më të rëndësishëm se njerëzit e tjerë. Ata duan të ndihen sikur kanë një mënyrë jetese më të mirë dhe se janë pjesë e një shoqërie të lartë.

Sepse kështu “e peshojnë” vlerën e tyre.

Në këtë vend vlen më shumë te jesh VIP se artist, intelektual apo sportist.

A nuk ju bën çudi një vend që ka më shumë VIP-a se sa mjekë, hidraulikë dhe elektricistë?!

Jemi një popull, me “pjellori” të lartë “VIP-ash”.

Po sa prej tyre kanë ndikim në vend, të ngrenë kauza të rëndësishme?
Përgjigja do ishte: Shumë pak!

Është e dhimbshme të dëgjosh të rinj që duan të jenë VIP-a pa asnjë kontribut, pa asnjë talent, vetëm sepse kanë një faqe TikToku apo Instagrami. Ky është thjesht parazitizëm modern.

Ndoshta kemi gabuar si shoqëri, jemi kthyer në një vend që po rrit qenie pa substancë që do lënë mbrapa si trashëgimi vetëm foto seksi dh video skandalesh.

“Është vështirë të jesh VIP, s’blen dot bukën pa bërë grim!”, e kujtoj sa herë dhe qesh me deklaratën e një VIP-i shqiptar.

*Gazetar, programi “Shqiperia Live” në Top Channel

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ninfa Pema: Krijoj duke transformuar

Next Post

Shkolla nuk është teatër! Nga Irida Xhura

Advertisement