Bekim Ibrahimi është emër i njohur i muzikës shqiptare, të asaj turbo folk e jo vetëm, ndërsa sot është ditë feste për të.

Këngëtari sot feston ditëlindjen e 50-të dhe këtë e ka treguar përmes një imazhi të publikuar në story-n e llogarisë së tij në instagram dhe facebook. “Shumë faleminderit! Ndjehem shumë i fortë sot, mbusha gjysmë shekulli” ka shkruar artisti duke e shoqëruar këtë diçiturë me dy emoji të qeshur.

Prej disa kohësh kohësh e konkretisht për pak më shumë se një vit e gjysmë plot 18 klipe, sa i përket muzikës, “Jam sheqer Kosove ti je mjalt Shqipnije”, , “Tornado” “Zjarrmia e saj” “Jam vullkan” “Jam shqiptar hej jam shqiptar” “Vete me the te dua” “Gjak shqiptari”, “Mos harro psilin e bardhe” “Shqiperi ma i bukuri emer” dhe se fundmi “Mandarine moj mandarine”. E sotmja është dita e tij ndaj ai ka marrë urime nga të katër anët e globit kudo ku ka miq!

Këngëtari i dashur për publikun ose siç e ka quajtur vetë kryeministri shqiptar këngëtari i ëmbël i çokollatave dhe i muzikës po feston ditëlindjen dhe pa shumë-shumë zhurmë.

Ibrahimi shquhet për stil të veçantë në muzikë, jeton në Zvicër por së fundmi, ka qenë mjaftueshmërisht aktiv në muzikë. Shekullofsh në suksese artist!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *