Shënim

Njoftimet tuaja mund t’i dërgoni në numrin e telefonit +355698872142, në whatsapp në të njejtin numër, në faqen tonë në facebook  Gazeta Intervista ose në instagram në @intervistaal. Njoftimet që vijnë me mesazhe në rubrikën “Vajzat kërkojnë djem”, nuk publikohen në rastet kur numri dërgues është i ndryshëm nga ai i lënë për njoftim.

Përshëndetje jam një zonjë që jetoj prej vitesh në Itali. Jam 61 vjeçe  që më ka vdekur burri. Dua të lidhem me ndonjë zotëri për lidhje serioze dhe ti përkasë moshës 63 -65 vjeç. Zotërisë mundësisht t’i ketë vdekur gruaja, ose të jetë i divocuar. Dua të lidhem me një njeri serioz dhe të sinqertë. Nëse ndonjë zotëri është interesuar të lërë numrin e telefonit në redaksi. Faleminderit! 

Jam një zonjë nga Vlora 48 vjeçe, jam e ve dhe kërkoj një zotëri 58-60 vjeç.Jam me shkollë të lartë dhe e punësuar dhe dua që zotëria të jetë po ashtu  i punësuar. Numrin e gjeni në redaksi. 

Rezarta nga Tirana, 54 vjeçe,beqare për arsye pretendimesh,me arsim të lartë, e punësuar në shtet, rrjedh nga një familje qytetare me shumë edukate dhe kulturë. Kërkoj lidhje serioze me një zotëri serioz, beqar,me arsim të  lartë,i punësuar dhe me familje të mirë, nga Tirana. Ju lutem i interesuari të lerë një numër tel. Në redaksi. 

Jam një zonjë 49 vjeçe, e punësuar në shtet, e ve fëmijët i kam në punët e tyre. Kërkoj një zotëri që të ketë të njëjtin hall, të jetë nga jugu. Numrin e gjeni në redaksi.  

Jamnjë zonjë 41 vjece nga Shqipëria e mesme e divorcuar,  s’kam fëmijë. Kërkoj një djalë me të vetmin motiv martesën. Djali të jetë deri 45vjec, i ve ose i divorcuar, të mos ketë fëmijëme, të jetë njeri i mirë, i sinqertë dhe familjar. Kjo është pasuria ime dhe këto kërkoj edhe nga mashkulli që po kërkoj me anë të gazetës tuaj. Të interesuarit të lenë nr telefoni në gazetë. Ju lutem të  kthejë përgjigje  kush plotëson kushtet e njoftimit. Jo tallje,ju lutem!

Jam 55 vjeçe, burri më ka vdekur. Kërkoj të njihem me një zotëri nga Tirana që jeton i vetmuar. Numrin e keni në redaksi.

Jam Elida nga Elbasani, jam 50 vjeçe. Lë numrin në redaksi për më shumë detaje për të interesuar rreth kësaj moshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *