Genta e lagjes sime është një vajzë e pashme! Ka flokë kafe, me nje nishan mbi vetull, e gjatë dhe tek te 30-tat! Aspak e trilluar! Dakord, emrin ia ndryshova, por ama pamjes nuk i hoqa asgjë! Nuk e njoh shumë, takohemi ndonjeherë mengjeseve në ashensor, banon një kat poshtë meje!
Më tha që bën tre punë!
Vishet bukur, ka një makinë blu të errët dhe i pëlqen të veshë taka… I shkojnë dreqit! Genta është beqare, jeton vetëm! Mua më duket se sheh punën e saj, ama nuk u duket kështu komshijeve të tjera!
E pashë një ditë teksa ndalova hapat pasi dolëm nga hyrja e pallatit, se si e shihnin “ telekamerat e lagjes” ( gratë e lagjes) : Nga koka te këmbët… Edhe ajo me siguri i vuri re… por aq i bëri, ia dha njeherë flokëve sipër me dorë dhe vazhdoi të ecte…
Por Genta është beqare pra, dhe për gratë e pallatit kjo nuk është e mirë! Me siguri për ato Genta duhet të ketë patjetër dikë! Se ja, ku i gjen Genta veshjet e bukura, makinën, shtepinë vetëm, parfumin e shtrenjtë që parfumos gjithë shkallën kur kalon? Po po, ajo e ka dikë…që e mban! Me siguri “telekamerat thashethemexhie” nuk e kanë pyetur ndonjeherë Gentën se sa orë në dite punon, kjo nuk përben fare rendësi për to…
Ajo ka dikë që e mban dhe pikë! Vula u vu! Nuk bëhet shaka me gratë e lagjes që dinë me detaje kush hyri e kush doli, sa ndenji e kush e përcolli!
Mbrëme u ngjitëm bashkë në ashensor, ishte dhe një nga “telekamerat” me ne…

-Si shkoi dita? -e pyeta Genten
-Në 8 në zyre tha, pastaj në nje seminar qe më mori kater orë, mora dicka shpejt e shpejt për të ngrënë rrugës në makine nderkohë që nxitoja për në punën tjetër! Ora 9:48 dhe unë kam ngrenë vetëm njehere, e mezi po rri në kembë- perfundoi ajo ndërkohë që u hap ashensori dhe doli… “Telekamera” hapi syte dhe nuk ia ndau derisa u mbyll dera…

Dita e saj kishte kaluar hip e zbrit nepër ashensor, ca thashetheme me shoqet e saj, kishte berë specat e pjekur me hurdhra për drekë e madje nuk kishte ndërruar as bluzën që i ishte berë me nja dy pika vaj…

Por, a thua ndryshoi mendim për Gentën? Tiranë, viti 2023… Genta me tre punë sado të roptohet, të shkojë nga njeri-vend në tjetrin, të jeta vetë zot e vetë shkop, për “telekamerat” nëse nuk gjen burrë nuk ka gjë në vije…Le që ku eshte Genta pa dikë, e ka ajo e ka dikë, ato e kanë nuhatur në ajër…kot nuk jeton aq mirë ajo….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *