Kur bëhet fjalë për femrat, në vend që të flitet për orgazmën, duhet folur për orgazmat, sepse ka shumë lloje të tilla. Ato ndryshojnë për nga mënyra e arritjes dhe emocionet që ndjen gruaja. Ka orgazma të buta dhe të tjera, të forta, orgazma që arrihen me vështirësi dhe të tjera që arrihen shpejt ose vijnë kur nuk i pret… Ja dëshmitë e 13 grave, bashkë me shpjegimet, për t’i kuptuar më mirë…

1. ORGAZMA NË GJUMË

Rrëfimi: “Orgazmën e parë e kam arritur në gjumë. Isha rreth 15 vjeçe dhe po ëndërroja. Ishte një ndjesi e mrekullueshme, por në atë kohë unë nuk e dija se ç’ishte tamam-tamam. U zgjova në mes të natës. Më vonë më ka ndodhur, por jo shpesh dhe gjithmonë ka qenë e shoqëruar nga një ëndërr erotike. Nganjëherë nuk shkon deri tek orgazma, zgjohem përpara se ta arrij dhe ndihem e zhgënjyer”.

Shpjegimi: Orgazma e natës ekziston te vajza adoleshente, ashtu si edhe te djali, i cili ejakulon në gjumë. Nuk ndodh shpesh te gratë, por ka gra që pranojnë se kanë kaluar orgazma të tilla. Pastaj, mund të ketë femra që provojnë orgazma në gjumë, pa i kujtuar më vonë as vetë! Megjithatë, e arrijnë apo jo orgazmën, të gjitha gratë kanë në gjumë reagime seksuale, siç është lubrifikimi, ashtu si burrat që kanë ereksione.

2. ORGAZMA QË SHKAKTOHET NGA NJË EMOCION JOSEKSUAL

Rrëfimi: “Mund të duket e çuditshme, por unë mund të kem orgazma kur jam e stresuar, për shembull kur kam frikë se mos mbërrij vonë në punë. Kjo më ka ndodhur disa herë. Megjithatë, unë nuk jam e eksituar seksualisht, nuk e mendoj fare dhe, papritmas, arrij orgazmën. Është shumë e çuditshme!”.

Shpjegimi: Në trurin e disa grave ndodh një si qark i shkurtër. Një emocion i caktuar shkakton fillimin e një zinxhiri reagimesh të ndryshme, që mund të çojnë deri në orgazëm. Nuk është e thënë të jetë vetëm stres. Mund të jetë një emocion tjetër si, e qeshur e madhe, turp, zemërim…

3. ORGAZMA QË VJEN NGA TRURI

Rrëfimi: “Unë mund ta arrij orgazmën vetë, thjesht duke u përqendruar, pa e prekur trupin tim. Mjafton të mendoj gjëra shumë erotike dhe dëshira ime rritet, të eksitohem në maksimum dhe të arrij orgazmën. Kam nevojë për pak kohë dhe përqendrim që t’ia arrij kësaj, por ia dal mbanë. Ky është një veprim krejt i vullnetshëm, sepse nuk më ka ardhur kurrë në mënyrë të papritur ose të pavullnetshme. Di gjithashtu të kufizoj eksitimin tim, nëse kam dëshirë. Mund të them se e kontrolloj veten mirë mendërisht.”

Shpjegimi: Organi kryesor seksual te njeriu është truri. Aty nis eksitimi, domethënë reagimi i trupit ndaj diçkaje që shohim, që dëgjojmë ose imagjinojmë. Këtu Luçi arrin të stimulojë trurin e saj vetëm nëpërmjet imagjinatës së saj erotike. Vetëm femrat që i njohin shumë mirë fantazitë e tyre janë të afta të arrijnë një eksitim të mjaftueshëm për të arritur orgazmën. Te të tjerët është diçka që mund të kultivohet…

4. ORGAZMA TE FËMIJËT

Rrëfimi: “Mendoj se e kam njohur që në vogëli orgazmën klitoridiane. E di që në moshën 2-3 vjeçare prekja klitorisin, megjithëse e kam të vështirë të kujtoj çfarë ndjeja. Mendoj se ishte diçka e këndshme që kisha zbuluar dhe që kam vazhduar ta praktikoj gjithmonë”.

Shpjegimi: Vajzat e vogla e zbulojnë shpesh rastësisht se klitorisi u shkakton ndjesi të këndshme. Kjo mund të zbulohet duke i hipur biçikletës, duke u ngjitur në litar ose thjesht duke përdorur ndonjë objekt, si jastëk, etj. Ndryshe nga trupi i një djali të vogël, trupi i vajzës është në gjendje të eksperimentojë ndjesinë e orgazmës, megjithëse është ndryshe nga ajo e një femre të rritur, sepse nuk shoqërohet me imagjinatë erotike.  

5. ORGAZMA KLITORIDIANE

Rrëfimi: “Orgazmën klitoridiane e arrij shumë lehtë, nëpërmjet masturbimit ose  përkëdheljes nga partneri. Është diçka shumë e thjeshtë dhe e natyrshme për mua. Është gjithashtu shumë e këndshme, me kusht që përkëdheljet të jenë të buta dhe të jem e eksituar.”

Shpjegimi: Klitorisi është organi kryesor i kënaqësisë te femrat. Ai është gjithashtu i vetmi organ që është krijuar vetëm për kënaqësi. Në fakt, ai nuk shërben as për të urinuar, as për të ngjizur një jetë të re, si penisi te burrat. Gruaja është e vetmja që ka një zonë të tillë.

6. ORGAZMA VAGINALE

Rrëfimi: “E kam zbuluar shumë vonë orgazmën vaginale, pasi i kisha kaluar të tridhjetat. Më parë njihja vetëm atë klitoridiane. Ndjesitë janë të ndryshme, sepse ndjej një lloj nxehtësie brenda vaginës, që zmadhohet papritur dhe më shkakton një ndjesi si ajo kur humbet ndjenjat, sikur do të bie, por është diçka e këndshme. Nuk e arrij në çdo marrëdhënie seksuale, vetëm nganjëherë.”

Shpjegimi: Jo të gjitha femrat e arrijnë orgazmën e pastër vaginale. Atë e arrijnë vetëm rreth 30% e tyre. 30% pranojnë se e arrijnë atë kur stimulohet njëkohësisht edhe klitorisi. Në fakt, të gjitha orgazmat klitoridiane ose vaginale kanë të bëjnë me vaginën, sepse në të dyja rastet, muret e vaginës kontraktrohen në mënyrë ritmike dhe të pavullnetshme.

7. ORGAZMA E PIKËS G

Rrëfimi: “Unë kam zbuluar me partnerin tim aktual një tjetër orgazëm. Kur bëjmë dashuri në një pozicion të caktuar, unë provoj ndjesi shumë të forta: Ndjej sikur kam nevojë të urinoj, pastaj mbërrij orgazmën, të shoqëruar me një sasi të konsiderueshme lëngjesh. Për fat të mirë, kam dëgjuar për gra që nxjerrin një sasi të madhe lëngjesh, përndryshe do të isha shqetësuar!”

Shpjegimi: Pika G ndodhet pas uretrës, kanalit të urinës, prandaj ndjesitë janë të forta kur penisi ushtron presion aty. Kur stimulohet mjaftueshëm, arrihet orgazma, e shoqëruar me një sasi të madhe lëngu që del atje nga del urina dhe jo nga vagina. Nganjëherë flitet edhe për ejakulim femëror.

8. ORGAZME QË VJEN NGA STIMULIMI I GJINJVE

Rrëfimi: “Kur partneri im më përkëdhel për një kohë të gjatë gjinjtë, mund të arrij deri në orgazëm. Vetëm duhet t’i përkëdhelë shumë, në nivelin e thithave dhe butë. Kjo është shumë eksituese për mua”.

Shpjegimi: Gjinjtë janë një zonë erogjene shumë efikase. Është diçka normale, sepse, kur një bebe thith gjirin për të pirë qumështin, kjo shkakton kontraktime në mitër dhe sekretimin e një hormoni, oksitocinës, reagime të trupit që shkaktohen edhe në momentin kur arrin orgazmën.

9. ORGAZMA E SHUMËFISHTË

Rrëfimi: “Një herë i tregova një shoqeje për orgazmat e mia dhe mbeti e çuditur kur i thashë se mund të arrija edhe 5-6 njëherësh. Ajo më tha se kur arrin një, nuk ka më dëshirë të vazhdojë të bëjë dashuri, ndërsa unë kam përsëri dëshirë dhe mund të vazhdoj për një kohë të gjatë!”

Shpjegimi: Vetëm afërsisht 10% e femrave i kanë provuar orgazmat e shumfishta, pa bërë pauza mes tyre. Disa seksologë mendojnë se “të gjithë femrat janë potencialisht multiorgazmike”, por kjo nuk është provuar. Ka femra që kanë nevojë për pushim pasi arrijnë orgazmën, gjatë të cilit nuk kanë fare dëshirë të bëjnë dashuri. Ato e perceptojnë një orgazëm të vetme si pikën finale dhe të kënaqshme të një marrëdhënieje seksuale.

10. ORGAZMA NGA MASTURBIMI

Rrëfimi: “Unë di ta arrij orgazmën shumë lehtë, nëpërmjet masturbimit. Mjafton të përkëdhel veten, të fantazoj pak dhe e arrij në më pak se 5 minuta. Ajo që më nervozon, është se me partnerin tim nuk është kaq e thjeshtë…”

Shpjegimi: Masturbimi është shpesh mënyra më e thjeshtë dhe më efikase për të arritur orgazmën. Mesatarisht, një grua e arrin atë në vetëm 3 minuta, ndërsa me anë të përkëdheljeve të partnerit, është më e vështirë. Ai nuk e di me saktësi cilat janë përkëdheljet më efikase, prandaj gruaja duhet të flasë e të shpjegojë për çfarë ka nevojë. Nga ana tjetër, për ta arritur orgazmën në praninë e një tjetri, duhet të kesh besim dhe afërsi me të, gjë që nuk është gjithnjë e lehtë për t’u pranuar. Kjo varet nga karakteri dhe frikërat tona.

11. ORGAZMA E SIMULUAR

Rrëfimi: “Kam dëgjuar gjithnjë se nuk ia vlen ta simulosh orgazmën, sepse kështu gënjen veten dhe partnerin, por unë e simuloj shpesh. Nganjëherë sepse jam e lodhur dhe shpesh sepse më vonë më vjen më lehtë orgazma e vërtetë. Nëse nuk simuloj, e kam të vështirë ta arrij orgazmën!”

Shpjegimi: Të simulosh nuk do të thotë patjetër të gënjesh. Arta, si shumë gra, eksitohet kur stimulon: Ajo bën sikur eksitohet më shumë nga ç’është e eksituar dhe kjo lojë e shton eksitimin e saj. Mbase janë britmat, psherëtimat dhe frymëmarrja e shpeshtë ato që shtojnë tensionin e saj seksual Ajo ka të drejtë të përdorë këtë rrugë kënaqësie.

12. ORGAZMA GJATË SHTATZANISË

Rrëfimi: “Zakonisht, unë e kam të vështirë ta arrij orgazmën, por gjatë dy shtatzanive të mia, ndihesha më e eksituar dhe kënaqësia që ndjeja ishte më e madhe. Kjo, gati-gati më ngjall dëshirën të bëj një fëmijë të tretë!”

Shpjegimi: Shtatzania, sidomos në trimestrin e dytë, mund të jetë seksualisht shumë e kënaqshme. Në fakt, meqë organet seksuale janë më të furnizuara me gjak dhe oksigjen, për t’i çuar bebes atë që ka nevojë, zona seksuale është edhe më e prekshme dhe më e ndjeshme.

13. ORGAZMA QË ARRIHET NËPËRMJET NJË LODRE SEKSUALE

Rrëfimi: “Im shoq më ka blerë topthat e geishës, që më sjellin shumë kënaqësi, deri në orgazmë, mjafton t’i vë në brendësi të vaginës. Megjithatë, qëkur i përdor, kam përshtypjen se e kam më të vështirë të arrij orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale. Kam menduar bile se mos i bëjnë keq vaginës.”

Shpjegimi: Të gjitha lodrat seksuale që provokojnë orgazmën (vibratorë ose të tjera) mund të kenë një efekt negativ në marrëdhëniet seksuale mes partnerëve. Në fakt, është si t’i tregosh trupit një rrugë për të arritur orgazmën që është më e lehtë se ajo tjetra. Sigurisht, kjo orgazëm është shumë më mekanike dhe më pak emocionale, por trupi mund të bëhet “dembel” dhe të mos “lodhet” më për ta arritur orgazmën nëpërmjet seksit. Kjo është për të ardhur keq, sepse është sikur të dëmtoheshin lidhjet emocionale. Atëherë, përdorini lodrat, por kujdes nga abuzimi me to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *