Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në Shqipëri numri më i madh i turistëve vjen nga Kosova. Por informaliteti është një problem shqetësues për të gjithë turistët. Ndërsa rritja e çmimeve gjatë sezonit turistik është një fenomen tashmë i njohur, i cili më shumë u bie mbi “kurriz” turistëve që vijnë nga jashtë. Një shtetas nga Kosova raporton se në Dhërmi ata “diskriminohen” në çmim në krahasim me vendasit. Ai shkruan se për një çadër dhe 2 krevate plazhi ka paguar 2 mijë lekë të reja, ndërkohë që pushuesi nga Shqipëria ka paguar vetëm 7 qind lekë të reja. Ky është një problem shqetësues që në Shqipëri vihet re jo vetëm ndaj pushuesve nga Kosova, por në përgjithësi ndaj turistëve që vijnë nga jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *