Përbërësit:

Vaj, 1 gotë (një e katërta për salcë, 1/2 për llazanjën)
Bekon (proshutë), 100 gramë
Hudhra, 8 thelpinj (katër per salcën, katër për llazanjat).
Qepë, 2 kokrra
Domate, 800 gramë
Makarona, 700 gramë
Kimë italiane, 450 gramë
Kërpudha, 350 gramë
Kunguj të njomë, 1 copë
Rikota, 2 gota
Djathë i grirë, kaçkavall
Vezë të mëdha, 2 kokrra
Borzilok, 6-7 degëza
Djathë moxarela, i grirë, 450 gramë

Gatimi:
1. Përgatitja e salcës: Nxehim vajin e ullirit dhe skuqim bekonin për pesë minuta. Shtojmë qepën e grirë hollë e hudhrat. Shtojmë domatet e grira në mikser dhe dy gota uji e e lëmë të ziejë pak.
2. Përgatisim kimën italiane: Marrim 450 gramë mish derri të grirë, një thelb hudhër, ½ luge paprikë, një të katërtën e lugës së çajit me piper të zi, speca, majdanoz, etj.
3. Nxehim një lugë vaj ulliri dhe i shtojmë dy thelpinj hudhre të grirë shumë hollë. Sapo prarohet hudhra, e heqim nga zjarri dhe hedhim në vaj kërpudhat. I kripim dhe i lëmë të skuqen për 5 minuta.
4. Njësoj veprojmë për skuqjen e kungullit të njomë; pra, nxehim një lugë vaj dhe pasi janë praruar dy thelpinj hudhre, i heqim dhe skuqim në këtë vaj kungullin e njomë.
5. Ziejmë makaronat sipas udhëzimit të paketës. I lajmë në ujë të ftohtë. Shtojmë djathin parmixhano.
Shtrimi në tavë: Hedhim në tavë gjysmën e salcës, mbi të makaronat e pastaj shtrojmë me radhë mbushjen, kimën, kërpudhat, kungullin, etj. Hedhim përsëri një shtresë makaronash dhe, në fund, e mbulojmë me djathë dhe me salcë. E mbulojmë me kapak ose letër alumini. Piqet në furrë në nxehtësinë 180 gradë për një orë e 15 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *