Autori Basilio Petruzza ka komentuar monolugun e Chiara Ferragnit në Sanremo. Ai e quan këtë monolog si një monolog që ngjet me Chiarën por që në thelb, ishte i servirur bukur dhe kaq. Punto e Basta! (Siç thonë italianët).

Sipas shkrimtarit Chiara është treguar gjithashtu edhe super dinake sepse ju ka thënë njerëzve ato që ata duan të dëgjojnë. Pra sipas tij ajo foli për jetën personale, bashkëshortin dhe fëmijët, jetën si nënë dhe lavatriçen, për urrjetjen në rrjetet sociale, etj.

Mesa duket ky shkrim i ka bërë përshtypje si dhe i ka pëlqyer edhe Arbana Osmanit, e cila këtë vit prezantoi edhe festivalin e Rtsh ku u shqua për një prezantim korrekt. Moderatorja jonë i ka bërë share këtij postimi të Petruzzas pasi mesa duket bie dakort me opinionet e tij.

Chiara Ferragni prezantoi për herë të parë Sanremon e veshur nga Christian Dior dhe përpos veshjeve që janë pika e saj e fortë, ajo është komentuar edhe për kauzat që përfaqësoi në këtë festival. Ajo hyri në skenë me 4 gra që drejtojnë shoqata që perkrahin gratë dhe vajzat e dhunuara.

Ndërkaq shikueshmëri kaq të lartë sa mbrëmë Sanremo nuk ka pasur që nga viti 1995.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *