Ndërkohë që disa gra nuk e dinë ç’është orgazma, Kim Ramsei mund të arrijë deri në 100 orgazma në ditë, një gjë e bezdisshme për këtë angleze 44 vjeçare.

Mjekët mendojnë se kjo sindromë e pashërueshme është shkaktuar në vitin 2001, kur Kimi ra nga shkallët, aksident që mund të ketë krijuar një kist në shtyllën kurrizore të Kim Ramseit.

Në fakt, orgazma ndodh kur stimulohen nervat e shtyllës kurrizore dhe kur ata kanë oksigjen.

Energjia seksuale, pra, nis në fund të barkut dhe ngjitet përgjatë shtyllës kurrizore, para se të arrijë në tru. Gjatë 36 orëve të para të sëmundjes, Kim Ramsei ka kaluar një periudhë kur kishte edhe 200 orgazma në ditë.

“Gratë e tjera pyesin veten si mund ta arrijnë orgazmën. Unë e pyes, si mund t’i ndaloj të miat”, ka deklaruar Kimi në revistën “The Sun”. Kjo bebisiter angleze ka deri në 100 orgazma në ditë, një shifër rekord. Ajo e ka kuptuar problemin e saj para 4 vjetësh, pas një marrëdhënieje seksuale me partnerin e saj të ri. “Pata orgazma të vazhdueshme për katër ditë rresht dhe mendova se do të çmendesha”. Edhe punët e zakonshme të shtëpisë mund t’i shkaktonin asaj orgazma. Ajo thotë se “ka provuar gjithçka për t’i ndaluar”, që nga frymëmarrja e thellë e deri tek ulja mbi qeskat e bizeleve të ngrira, por “orgazmat dhe eksitimi seksual vazhduan për 36 orë rresht. Duhet të kem pasur afro 200 orgazma gjatë kësaj periudhe. Dhimbja dhe stërlodhja, ishin të tmerrshme”.

Kim Ramsei është konsultuar me shumë specialistë përsa i përket problemit të saj, por askush nuk ka mundur ta ndihmojnë, sepse kjo sëmundje, për momentin e pashërueshme, është shumë e rrallë dhe shumë pak studime janë bërë për të. Kjo britanike, që ka bërë një diagnostikim zyrtar në Pensilvani në muajin qershor, është në gjendje të punojë, por dëshiron trajtimin e duhur, pa të cilin do ta ketë të vështirë ta vazhdojë punën. Kimi është e lodhur, orgazmat e shumta i shkaktojnë shpesh dhimbje dhe e pengojnë edhe të bëjë një jetë në çift. 100 orgazmat në ditë mbeten një fenomen i pabesueshëm, sepse të gjitha sondazhet tregojnë se orgazma femërore nuk është diçka që arrihet lehtë. Në vitin 2008, është bërë një sondazh i tillë mbi seksualitetin në Francë, në të cilin morën pjesë 12 mijë persona të moshës 18-69 vjeç, nga shtatori 2005 deri në mars 2006. Ja cilat janë rezultatet: Një femër në katër (24%) nuk ka pasur orgazmë gjatë marrëdhënies së fundit seksuale, ndërsa te burrat, kjo shifër është një në dhjetë. Për më tepër, me një partner të ri, një grua në dy nuk ka pasur orgazëm gjatë herës së parë që ka bërë seks, ndërsa burri e arrin 4 herë në 5. Moshat 18-24 vjeçare kanë tendencë të vuajnë më shumë (11%) nga vështirësitë për të arritur orgazmën, mosha 25-59 vjeç, nga 5-7%, ndërkohë që te mbi 60 vjeçarët, kjo shifër rritet në 14%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *