– A mund të më thoni sa minuta kardio duhet të bëj kur të shkoj në palestër? Unë shkoj në një palestër në lagje, por aty s’ka instruktor. Jam shëndoshur shumë, ndërkohë që ha shumë pak dhe kam filluar të kem dobësi. Pres një përgjigje.
Mario instruktor: – Së pari, bëni shumë gabim që hani pak. Nëse shkoni në palestër, duhet të hani normalisht e jo të mbani dietë. Nuk është nevoja të vdisni urie për të pasur një trup të bukur. Duhet ta ushqeni trupin tuaj me ushqim të mirë dhe të shëndetshëm. Mësoni të hani në mënyrë të shëndetshme me sasi të vogla dhe të paktën 4-5 herë në ditë. Mësoni se sa kalori, karbohidrate, yndyrna, fibra apo proteina ka secili ushqim dhe bëjini llogaritë me veten tuaj. Ushqimi ka një rol shumë të rëndësishëm në trupin tonë dhe nuk duhet mënjanuar totalisht. Pastaj, kot sa bëni palestër sepse më shumë do të digjni ata muskuj që keni dhe nuk do të mund të humbisni asnjë kilogram.
– Ndërsa përsa i përket stërvitjes, fillojeni me tre herë në javë me nga 20 minuta në biçikletë, step dhe pistë. Pastaj, pas dy javësh rriteni atë gjer në 30 minuta për secilën vegël. Kuptohet, përpara fillimit të ushtrimeve dhe në fund, duhet të bëni patjetër streçing, në mënyrë që të mos dëmtoheni nga ana e muskujve. Ju nuk më jepni shumë detaje për veten, për peshën tuaj, moshën e me çfarë merreni që t’ju jepja një përgjigje më të zgjeruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *