Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Roza Koni: Gjithmonë në kërkim për më të mirën
Suela Brahimllari e “Bel Eve”: Me dashuri dhe shpirt të mirë asgjë s’është e pamundur!
To Master a New Technology, You Have to Play With It

Suela Brahimllari e “Bel Eve”: Me dashuri dhe shpirt të mirë asgjë s’është e pamundur!

Intervistoi: Fabjola Kuburi

-Suela, ishe një stilistet e eventit më të veçantë të vitit, “Lumturo dhimbjen” si erdhi kjo sfilatë dhe si u gjende ti në mesin e asaj buqete veshjesh? 

-Përshëndetje.  Është hera e dytë që marr pjesë në këtë sfilatë, por mendoj që idealet i bashkojnë njerzit, mjafton ta duash atë që do të bësh ashtu si Brixhilda dhe njerëzit, rrethanat, vendi do të  bashkohen e do të vijnë. 

Advertisement

-Kauza ishte bamirësia dhe ti je një nga njerëzit më filantrope që njoh. Brixhida gjeti një krah të fortë në  atë nismë të madhe për të ndihmuar fëmijët e sëmurë nga kanceri?!

-Brixhida ka të njëjtat ideale me mua në lidhje me bamirësinë. Unë nuk e mbaj veten për filantrope, por në një vit pune një pjesë të vogël ja dedikoj bamirësisë dhe është pjesë që unë e bëj me shumë kënaqësi .. jashtë kamerave, por edhe në praninë e tyre.

-A pati kërkesa për veshjet pas sfilatës?! Si ishte feedback-u?

-Ja kisha premtuar Brixhildës, sido që të venë shitjet unë e kam taksur një buxhet nga ana ime dhe ndoshta dashuria për këtë kauzë ka bërë që fustanet po shiten sepse janë krijuar për të përcjellur lumturi.  Unë nuk jam muslimane dhe mendoj që bamirësia nuk është veshur domosdoshmërisht nën petkun e fesë, neve na bashkoi zemra dhe qëllimi i mirë. Me dashuri dhe shpirt të mirë asgjë s’është e pamundur!

-Në fund? 

-I uroj suksese Brixhildës sepse na bashkoi në një sfilatë të niveleve ndërkombëtare dhe të mendosh që të gjithë bashkëpuntorët kanë qenë vullnetar, si dhe i uroj fëmijëve me sëmundje të rënda shërim të shpejtë. Ne do të shkojmë në spital këto ditë për të çuar fondet që kemi mbledhur gjatë sfilatës dhe ato që janë mbledhur nga shitja e fustaneve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Roza Koni: Gjithmonë në kërkim për më të mirën

Next Post

To Master a New Technology, You Have to Play With It

Advertisement