Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Roza Koni: Gjithmonë në kërkim për më të mirën

Intervistoi: Fabjola Kuburi

“Roza Koni dress” është një nga emrat më të njohur në disajn dhe veshje elegante gjithashtu një nga emrat pjesëmarrës në sfilatën e bamirësisë të organizuar nga Brixhida Muça vetëm pak ditë më parë. Flasim më gjerë me Rozën…!

-Roza, stilistja e zemrës së të gjithëve atyre që duan veshje unike. Dy fjalë për vitin që po jetojmë, si duket post pandemia?

Advertisement

-U mësuam dhe  u adoptuam me pandeminë ishte një periudhë reflektimi për cdo aspekt të jetës ndërsa nga ana profesionale kisha liri veprimi  dhe dëshira për të krijuar  asnjëherë  nuk më mungon!

-Ti ishe një nga 12 stilistet e “Lumturo dhimbjen” sigurisht që je ndjerë e privilegjuar dhe e vlerësuar, por si e ke jetuar ti këtë eksperiencë?

– Kisha planifikuar një udhëtim në Europë dhe sapo më telefonoi Brixhilda, unë e anullova udhëtimin se përkonte me datën e sfilatës . Si gjithmon më pëlqejnë sfidat, aq më shumë që ishte për bamirësi, dhe fillova të pyes vajzat për modele, që a keni dëshir të sfiloni është falas nëse e ndjeni mund të vini,  por nuk kisha atë  maninë të jenë elegante, thjesht të vinin me dëshirë dhe të përcillnin mirësi edhe fëmijët që janë pa komplekse si engjëj, gjej rastin t’i falënderoj të gjitha!

-Motivet e veshjeve të tua anonin nga patriotikja, u pëlqyen, u duartrokitën dhe patën një boom në tapetin i sfilimit. Ke dhënë maksimumin tënd në këtë sfilatë bamirësie, je e kenaqur me punën që ke bërë?

– Aty unë paraqita  një pjesë të vogël të asaj  krijmtarie  që kam hedhur në letër gjatë kohës  së pandemisë, asnjëherë nuk kënaqem me veten, dhe jo shumë larg do shihni përsëri krijme që  do kënaqin shijen e shqiptarëve, por edhe të vendeve përreth. Me temën e paqes në rajon që është tepër e domosdoshme në këto kohë ku njerëzit janë pak të trazuar dhe nuk gjejnë qetësinë e duhur dhe kurajon për të ecur përpara.

-Roza dhe stilimi, një binom i pandashëm i yti, çfarë të mban kaq të lidhur me disajnin dhe realizimin e veshjeve?

-Sa bukur i gërsheton pyetjet ti Fabjola! Të kesh kaq shumë  vite eksperiencë, profesionin e sheh më shumë  si bashkëudhëtar  të jetës sesa si biznes  dhe nganjëherë e sheh si argëtim apo si motiv që nuk rri dot  pa të , një  profesionist, artistit është gjithmonë  në kërkim të së resë sepse njerëzit janë të ngopur me veshje, por të etur për krijmtarinë e re!

-Bamirësia dhe filantropia bëhen me zemër, por duhet edhe pak më shumë evidentim për solidarizim të masës. Çfarë ka ende në rrugën tënde?

– Shumë gjeste apo dhunti nuk janë të shpjegueshme, por një gjë është e sigurt solidarizimi për  një kauzë të mirë mbledh njerëz  me zemër të madhe! Dhe gjithmonë eci me mendimin asgjë nuk marim me vete, por veprat e mira mbesin në mendje të njerëzve dhe historisë së një  populli! 

– Lamë dicka pa thënë?

– Edhe pse mund të kemi lënë shumë pa thënë, krijmtaria mban mijëra fjalë brenda saj.

Ishte  kënaqësi që shpreha  me pak fjalë për profesionin tim dhe sfilatën e bamirësisë “Lumturo dhimbje”. Të përshëndes ty dhe stafin tuaj! Ju uroj suksese për gazetën dhe revistën tuaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Diniela Lera: Ndjesia e mirë që krijoi nisma “Lumturo dhimbjen”

Next Post

Suela Brahimllari e “Bel Eve”: Me dashuri dhe shpirt të mirë asgjë s’është e pamundur!

Advertisement