Kur hedh sytë dhe sheh njerëz të realizuar si ai, ta ka ënda të punosh fortë për t’ia dalë. Faik Basha, një njeri i suksesshëm jep modelin më të mirë si drejtues në Policinë e Burgjeve. Një njeri që ka provuar dinamikën e jetës, ka prekur skutat më të thella të problematikave që kanë rajonet policore sot, i njohur si kryeinspektori më i ndritshëm i bashkisë së Kamzës, drejtor i Policisë Bashkiake apo shef sigurie në burgun e Peqinit, përgjegjës për ruajtjen e sigurisë dhe administrimin e regjimit të brendshëm, specialist informacioni e një sërë detyrash të realizuara me dinjitet, pa u përfshirë në afera korruptive, Basha është piketuar gjithmonë si njeriu që i ka bërë ballë gjithçkaje me forcat e veta, për të cilin kolegët dhe kushdo që e njeh ka respekt dhe i është mirënjohës. Faiku ka dhënë kontribut të vyer edhe si pjesë integrale e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Drejtësisë. Basha ka lindur për të qenë një menaxhues i jashtëzakonshëm i situatave problematike. Gjithmonë ka një plan B për të mbajtur nën kontroll gjithçka. Ai ka treguar që përmes punës dhe frymës së grupit mund të rregullohet edhe ajo që duket e pamundur. Ai kandidon për LSI- në qarkun e Tiranës!Për të rinjtë një figurë si e Faik Bashës është një model për t’u ndjekur, në një kohë kur modelet e suksesit janë të gabuara. Suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *