Ajo është një nga emrat që ka bërë revolucion në fushën e bukurisë duke sjellë nga Italia linjën fantastike të kremrave por edhe pajisjeve estetike. Italiania Roberta Zaninoni vjen në Intervista.al për të treguar më shumë për jetën dhe rrugëtimin e saj në Shqipëri dhe me nje shqipe të ëmbël të mësuar këtu ajo të bën shumë për vete….!

Roberta, a mund të dimë pak më shumë  rreth teje dhe rreth punës tënde duke qenë se është e parë që të kemi në Intervista.al?

-Unë jam Roberta Zaninoni,  distributore e “Hin Time Italia” në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi! Vij nga qyteti i Bergamos në Itali, por jetoj në Durrës prej afro 7 vitesh, me bashkëshortin, vajzën Viki 9 vjeçare dhe familjen e bashkëshorit(gjyshja 90 vjeç dhe vjehrra)  Unë jam e specilizuar për lazer, heqjen perfundimtare të qimeve. Unë bashkëpunoj me qendrat nga veriu në jug dhe sjell aparatura lazer me qera si dhe Skin test me qera.. Në çdo parukeri, qendër estetike, studio make up. Unë kam perfaqësinë për shitje të të gjitha pajisjeve për estetika dhe te gjitha masat dhe sasitë e linjës “TIME SKIN CARE” sipas nevojave të tyre. 

-Në klinikën tënde “Star” me vendndodhje në Durrës, çfarë mund të gjejmë aty?

-Në 2020 hapa kliniken time në Durrës , trajtime fytyre, trupi, lazer, skin test, anticellulit dhe dobesimi, total dhe i lokalizuar.  Produktet që përdoren në qendrën “Star” janë “Time Skin Care”, e cila është linjë italiane bio, pa parabenë, parafinë, petrolato edhe është një linja me qeliza staminale bimore, ka 9 linja të ndryshme për 9 tipe të lëkurave të ndryshme. Të gjitha makineritë janë efikase dhe japin rezultat të shkëlqyer. Makineritë janë prodhim Italian dhe kanë garancinë për 1 apo 2 vite. Kam të gjitha makineritë si, presoterapinë, lipolazer, V shape, laser për epilacion definitive, skin test për fytyrë, mikrodermabrazion. Ju pres në qendër për një konsulte. Konsulta është gjithmonë falas.

-Cila është qendra e cila është e pajisur tërësisht me makineritë dhe linjën tënde të kremrave?

-Ah më keni prekur pikën time të dobët, ajo është “Vip line” në Bllok. 

-Ku tjetër përveç Shqipërisë mund të gjejnë pajisjet e tua dhe linjën tënde të kremrave?

-Ato gjenden edhe në Qendër të Prishtinës përballë Swiss Diamond. Ju mirëpresim dhe atje per një konsulte falas dhe sigurisht për laser. (Buzëqesh)

Cilat janë projektet e reja për 2021? 

-Po janë kurse profesionale për estetikë për fytyre, trup dhe pajisje dhe SPA për hotele. Çdo hotel që është, interesuar të pasurojë shërbimet e tij me SPA unë i sjell të gjitha pajisjent nga Italia, kur them te gjitha te gjitha absolutisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *