Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Zbulohet myshku shekullor

Bashkëpunëtorët e Shërbimit Britanik në Antarktidë “ringjallën” myshkun e venitur dhe gati për tharje Chorisodontium aciphyllum që rritet në ishullin Sinji, të gjirit të Drejkut. Me anën e një sonde ata morën mostra myshku në shtresat e thella të akullnajave të trasha. Sipas tyre, ky myshk është rritur 1697-1533 vjеt përpara dhe dukej si i freskët, por në të vërtetë, ishte i venitur dhe gati për t’u dekompozuar. Pasi e lanë për t’u rehabilituar disa kohë në laborator, myshku lëshoi “filiza” të rinj, duke treguar se e ruante vitalitetin si bimë. Pas disa javësh, myshku filloi jetën e vet normale, pa i krijuar ndonjë kusht të posaçëm, me përjashtim të sterilitetit, ngrohtësisë dhe dritës së mjaftueshme. Kësisoj, vërsniku i Perandorisë Romake dhe qytetërimit Maja, “u ringjall” plotësisht dhe vazhdoi jetën e tij normale që ishte ruajtur aq gjatë në shtresat e trasha të akullit. Rezultatet e këtij eksperimenti u botuan në revistën “Current Biology”. Atdheu historik i myshkut, gjatë kohës që ai “vazhdonte gjumin letargjik” mijëvjeçar në thellësi të akujve, pothuajse ka mbetur ashtu sikurse ishte, kur ai lëshoi rrënjë për herë të parë në ato vise: Një ishull i vogël, tepër i izoluar për të cilin interesohen vetëm zogjtë e shkencëtarët dhe myshku që rritet ende mbi sipërfaqen e tij i njëllojtë me atë që u “ringjall” pasi qëndroi vital për më se një mijë e pesëqind vjet në gjirin e shtresave të trasha të akullit. Bashkëpunëtori i Qendrës Britanike në Antarktidë, Piter Konvej, e komentoi kështu eksperimentin e kryer: “Organizmat shumëqelizore mund të “mbeten gjallë” në kushte ekstreme për një kohë shumë më të gjatë sesa është menduar deri tani. Pikërisht në sajë të kësaj veçantie, flora u rehabilitua pasi u nxor nga thellësia e akullnajave. Shkencëtarët nuk do të ndalen me kaq, por do të vazhdojnë të eksperimentojnë edhe myshqe më të vjetër në moshë”. Deri tani, ishin bërë eksperimente me myshk 400-vjeçar, por pas kësaj, u njoftua se një ekspeditë kishte gjetur brenda shtresave të trasha të akullit të përjetshëm, fara bimësh. Ato ishin ruajtur në akull për 32 mijë vjet rresht dhe mbinë përsëri, tanimë, në kushte laboratrike…

Myshqet janë një komponent i rëndësishëm i sistemit ekologjik polar. Ato, shpesh, mbijnë në kushte ekstreme pothuajse kudo mbi sipërfaqen e Tokës sonë. Pikërisht ky ambientim u siguron myshqeve aftësinë për t’u rikthyer në jetë, edhe pasi kanë qëndruar në pasivitet për mijëra e mijëra vjet, sikurse është rasti i eksperimentit të shkencëtarëve anglezë. Ndoshta në saje të ambientimit rrojnë ende mbi akullnaja disa lloje kafshësh që kanë kullotur dikur në livadhet e lira nga akulli, sikurse janë ariu i bardhë, dreri i Veriut, qentë e dëborës që tërheqin sanat, etj. Në kushtet e reja, ata kanë rezistuar në saje të riorganizimit të metabolizmit dhe të lëkurës së tyre të mbuluar me lesh. Shkencëtarët mendojnë se në rastin e në ngrohjeje globale, do të kenë epërsi ato lloje kafshesh që janë ambientuar deri tani në vise të thata dhe të nxehta.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Xhemal Qefalia, deputet i PS-së: E mbajtëm fjalën!

Next Post

Ç'ngjyrë i ka flokët Sabiani?

Advertisement