Modele shqiptare ne Itali Katia Mullaliu është një ndër femrat që nuk vuan nga komplekset. Gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të perfektes, ajo nuk kursen asgjë për të çarë në jetë. Nuk paragjykon asgjë dhe nuk do ta paragjykojnë. Veshja e saj ndryshon sipas stinëve, por ngjyrat e ndezura janë pjesa më delikate e shijeve të saj.  Nuk vuan nga komplekset por dëshiron që njerëzit ta njohin ashtu siç eshte. Jeta sipas saj është e gjatë dhe rrugët janë të ndryshme por kryesorja është që njeriu të jetë i zgjuar dhe të zgjedhë rrugën e duhur në jetë.

– Katia, Çfarë është për ty bota e modelingut?
– Për mua është një botë magjepsëse, është një ëndërr që, s’do ta jetosh, nuk ngopesh, ndaj çdo çast përpiqem që ta prek, ta ndjej, të jap veten time.
– Sa e lehtë është ta prekësh dhe të bëhesh pjesë e saj?
– Shumë, shumë e vështirë. Ka shumë komplikime. Më duhet shumë punë, më duhet shumë orë të përkushtohem. Që ta prekësh, duhet ta bësh pjesë të vetvetes.
– Përse te tërhoqi bota e modelingut?
– Duke qenë se jam marrë që e vogël dhe sepse kam pasur ndjesinë që kam lindur për tu bërë modele dhe ketu ne Itali e bera realitet.
– Kush e zbuloi tek ty dhuntinë që ke lindur për modele? Thjesht bukuria fizike?
– Kur mora pjesë për herë të parë në evente te vogla modelingu në moshë shume te re. Unë,  zbulova te vetvetja, duke bërë provë disa veshje, që mund të jepja diçka edhe si modele.
– E ke të qartë në vetvete, se çfarë do të arrish në karrierën e modelingut?
– Të mbetem dikush. Duke u krahasuar edhe me modelet botërore. Duke dhënë shumë për atë që bën, jep të veçantën tënde, për të cilën njerëzit të mbajnë edhe mend. Këtë të veçantën time, që do të mbajnë mend njerëzit nga unë, dua të arrij të jap. Atëhere, do të them që bëra diçka, dhashë diçka.
– Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?
– Kjo ndjenjë është ambicia e çdo femre. Pse ta fsheh, sado modeste të shtirem. Është natyra jonë e lindur. Dua të jem edhe shembull për vajzat që të jenë ato që janë. Ta tregojnë veten edhe te veshja e tyre.
– Veshja ka lidhje me karakteret e njerëzve?
– Veshja e njeriut shpalos personalitetin, tregon karakterin, por jo gjithmone. Varet nga vendi dhe eventi ku do te shkosh.
– Nganjëherë na pëlqen të vishemi bukur, që t’u pëlqehemi të tjerëve. Kjo ndodh te femrat më shumë?
– Ndodh te shumica e femrave, por edhe te meshkujt.
– I kushtoni vëmendje stilit në veshje?
– Po, po. Gjithmonë dhe kudo që jam.
– A e ke ndjerë smirën e zilinë në profesionin tend?
– Po. Gjithandej, dhe nga shumë, sidomos te kolegët. Por, në Shqipëri kjo zili është më e madhe. Modelet e famshme nuk e kanë shumë problem smirën e zilinë.
– Çfarë kërkon ti të përcjellësh te të tjerët, duke u vënë në pah bukurinë fizike?
– Me bukurinë fizike, përcjell atë ndjenjë që dëshirojmë të kemi, kur na ngacmon e bukura. Është ndjenja më e natyrshme që bashkëshoqëron çdo mendim të femrës. Të rrezatojë te të tjerët bukurinë e saj, të mbisundojë mendimet e të tjerëve, që të rrotullohen rreth bukurisë së saj.
– Në shikimin e parë, cila është ajo veçanti e bukurisë fizike të femrës që bën përshtypje te tjetri?
– Zakonisht, meshkujt shikojnë këmbët e gjata tek femrat. Ka, që i shikojnë shumë. Pastaj, flokët, tiparet e fytyrës.
– Përpara pasqyrës, sa kohë harxhon në ditë?
– Jo shume, them se nuk kam shume nevojë.(Buzeqesh)
– Shpenzon shumë?
– Nuk di ç’të them. Mund të arrij kulmin.(Qesh
– Te ty, flirti, lind nga bukuria e jashtme?
– Janë të ndërthurua shumë, por ngacmimi lind nga bukuria e jashtme, që më bën përshtypje të tjetri, në radhë të parë.
– Thashethemet, të shqetësojnë?
– Thashethemet i lindin ata qe nuk dine se çfare po thone, dëgjohen nga njerëzit që nuk kanë me çfarë të merren. Por edhe ato duhen..qesh
– Suksesin, mendon që e ke prekur në karrierën tende në pasarelë?
– Jo, akoma. Por që shpresoj që ta arrij 100 %.
– Cila është ajo dietë që ti përkujdesesh për linjat e trupit?
– Nuk abuzoj me ushqimin dhe palestren nuk e ndaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *