Paula Mehmetukaj është një nga vajzat më të bukura shqiptare.

Ajo u kurorëzua “Miss Universe Albania 2020” e prej atij momenti ka vërtetuar vazhdimisht se e meriton plotësisht atë kurorë.

Bukuroshja shqiptare është zyrtarisht imazh i brandit ndërkombëtar i veshjeve Tarik Ediz 2024.

Nën shkëlqimin e dritave të Parisit dhe pasionit të së kuqes së flaktë, Paula duket rrëzëllitëse teksa pozon për brandin e njohur turk.

Fotot dhe videot e fushatës kanë “pushtuar” billboardet e Stambollit, duke bërë që një tjetër bukuri shqiptare të shkëlqejë jashtë kufijve.

Kjo është një ëndërr e shumë vajzave të reja, që Paula e ka bërë realitet duke theksuar edhe njëherë që e bukura dhe modelingu janë pjesë e pandarë e jetës së saj.
Por përtej këtyre projekteve të suksesshme dhe shkrepjeve artistike të Endrit Mertirit, përditshmeria e Paules eshte me te tjera angazhime.

Prej shume kohesh ajo eshte pjese e Kongresit Rinor Kombetar, aty ku kontriubon dhe ngre zerin per te rinjte shqiptare ne kongreset europiane dhe jo vetëm.

Nga xhaketa e zyrës, nën xixat e veshjeve glamour tashmë të brandeve ndeërkombëtare, emri Paula Mehmetukaj tashmë ka marrë përmasa të tjera, shumë më tepër se thjesht një fituese e Miss Universe Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *