Modelja e njohur, Françeska Rustem është kthyer në një prej emrave më të njohur në botën e modelingut, Krahas trojeve shqiptare fama e saj ka depërtuar edhe në tregun ndërkombëtar dhe kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

Një sukses të radhës, modelja shqiptare e ka arritur edhe së fundmi duke u shfaqur në ‘billboardin’ gjigand të Time Square në New York.

Videoja e saj në sheshin e qytetit amerikan u publikua nga stilistet australiane te fustanit me të cilin modelja u përfaqësua aq bukur, Portia dhe Scarlett e video te realizuar nga fotografi i njohur Said Mhamad, ndërsa u ripostua edhe nga vete modelja në llogarinë e saj në Instagram.
Ndërkohë, theksojmë se modelja jonë gjatë kësaj periudhe ka qenë e angazhuar në mjaft sfilata dhe fotoshooting-e e realizuar me detaje dhe mjaft të suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *