Bricjapi-Dashi
Një miqësi kalimtare mes të lindurve të shenjave të Bricjapit dhe Dashit është e mundur, bile mund t’i pasurojë ata reciprokisht. Ndërkohë që Bricjapi, i rezervuar, i sjell qetësi dhe ekuilibër Dashit, ky i fundit i lejon të kapërcejë limitet e veta dhe të guxojë. Por, përballë një Dashi tepër të apasionuar, që kënaqet kur hyn në veprim, Bricjapi që merret më shumë me aktivitete intelektuale, mund të ndjehet i keqpozicionuar. Kështu, pra, një miqësi e fortë dhe jetëgjatë është e vështirë të ndodhë mes atyre të dyve.

Bricjapi-Demi
Një miqësi mes Bricjapit dhe Demit nuk është edhe aq e lehtë. Ajo do të përbëhet nga ndarje dhe ribashkime. Megjithatë, nëse këta dy persona do të dinë ta pranojnë tjetrin ashtu siç është, mund të bëhen miq shumë të mirë. Një Bricjap dhe një Dem duhet të respektohen reciprokisht, për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Intelektualë dhe konkurrentë, mund t’i shohësh shpesh duke luajtur lojëra shoqërore. Megjithatë, ata duhet të kenë pranë miqtë e tjerë për t’i ndarë, sepse që të dyve nuk u pëlqen të humbasin. Aspekti pozitiv është se pajtohen edhe shumë lehtë.

Bricjapi-Binjakët
Një marrëdhënie miqësore mes të lindurve të shenjës së Bricjapit dhe Binjakëve nuk këshillohet nga yjet. Karakteri i paqëndrueshëm dhe me hënë i Binjakëve mund ta lodhë Bricjapin. Megjithatë, falë aftësive komunikuese të Binjakëve, ata mund të bëhen miqtë më të mirë të botës. Në një marrëdhënie miqësore, Bricjapi do të vlerësojë anën e lehtë të Binjakëve. Për daljet në diskotekë, Bricjapi, që është i ndrojtur, ka nevojë për mikun e tij Binjakët, që të joshë seksin e kundërt.

Bricjapi-Gaforrja
Yjet parashikojnë një marrëdhënie miqësore të mirë mes të lindurve në shenjën e Bricjapit dhe të Gaforres. Bricjapi, shenjë Toke dhe Gaforrja, shenjë Uji, zotërojnë karakteristika që plotësojnë shumë mirë njera-tjetrën. Bricjapi di të gjejë fjalët për të qetësuar mikun e tij Gaforre; karakteri i Gaforres e bën pak më të shkujdesur karakterin e Bricjapit. Në këtë lidhje shumë të hormonishme, mund t’i shohësh Gaforren dhe Bricjapin të nisen për aventurë të dy, ose të praktikojnë të njëjtin sport së bashku.

Bricjapi-Luani
Një lidhje miqësore mes Bricjapit dhe Luanit nuk është e këshillueshme. Në fakt, ata të dy nuk merren vesh shumë me njëri-tjetrin. Pesimizmi i Bricjapit ia arrin të ndikojë negativisht në humorin e mirë të Luanit. Preferohet pra që këto dy shenja ta evitojnë njëra-tjetrën. Temperamenti i fortë që zotërojnë të dy, shton rrezikun e përplasjeve. I vetmi shkëmbim mes tyre do të ishte një “mirëdita-mirëmbrëma”; kaq. Dhe, mos prisni shumë nga jeta, pra, që ata ta bëjnë këtë me buzëqeshje në buzë.

Bricjapi-Virgjëresha
Një Bricjap nuk ka shumë miq, por midis tyre do të gjendet deomos një Virgjëreshë. Yjet thotë se në fillim, një miqësi mes Bricjapit dhe Virgjëreshës duket e vështirë, por pasi janë bërë miq, ata janë të pandarë. Kështu, të dy miqtë mund të qëndrojnë vite pa u parë, por miqësia e tyre nuk do të pësojë asnjë lëkundje. Në një festë mes miqsh, Bricjapi do ta mbrojë mikun e tij Virgjëreshë, nëse gjuhët e këqija do ta shajnë pas shpine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *