Nje tjeter kengetare qe iu pergjigj pyetje sone te sondazhit per efektin dhe ndikimin e pandemise mbi artin ishte edhe Gerona Hyska,  qe kendon e jeton prej disa kohesh ne USA. Ajo duket se eshte mjaft e perqendruar ne rezultatin negativ qe ka dhene kjo krize boterore ne çeshtje kreative dhe financiare te artit dhe shnderrimin e tij ne hall jetik.

“Koha e pandemise ka qene dhe eshte teper e veshtire në te gjitha fushat,por ajo qe me ka bere me shume pershtypje eshte se arti ,nga nevoje jetike u kthye në hall jetik. 

Me bindjen me te plote e them se artistet jane ata qe kane pasur nje krize ekonomike duke e nisur nga fusha e muzikes aty ku mua me perket te flas me teper! Çdo kengetar pa diskutim ka portofolin e tij por “Te jetosh per muziken me muzike ishte shprehja qe nuk ja doli dot kete periudhe per te mbuluar shpenzimet ekstra,  per te mbuluar nevojat baze per te mbuluar, problemet apo deshirat e nje kengetari qe të ardhurat e vetme vijne nga dasmat dhe  koncertet. Nuk mund te le pa theksuar se mungesa e publikut eshte akoma edhe me e madhe se mungesa e të ardhurave.

Une gjithmone falenderoj publikun kur jam duke performuar live sepse pa publikun askush nuk do ishte ketu ku jemi. Marredhenia kengetar-publik eshte nje “jap -marr” e magjishme ku e vetmja ndjesi eshte shkembimi i nje emocioni qe nuk blihet me para!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *