Një nga aksesorët më të rëndësishëm

për femrat,

por jo vetëm (po përdoren gjërësisht dhe nga meshkujt),

ku gjen gjithçka dhe gjithmonë mungon një gjë,tani në karantinë e ka humbur si duket funksionin e saj duke mos qënë në qendër të vëmendjes.


Me anë të çantës ne marrim vesh shumë gjëra për një person.
– Punën që bën, nëse punon me shkresa të duhet një në formë dosjeje që kushdo që e sheh e kupton se punon në një zyrë. (një mendim i përgjithshëm ky),mëusese një çantë pak më e madhe se ato që përdorin zakonisht gratë,mjeke pak më të vogël se mësueset, profesione të tjera dhe mund të marrin një çantë shpine.
-Gjendjen ekonomike- po, dhe gjendjen ekonomike mund ta tregojë canta (jo gjithmonë,sepse ka nga ato që mund ta blejnë një çantë shumë të shtrenjtë sa për të shitur mend,vetëm të duken modern). Çanta e shtrenjtë,markë,njihet menjëherë. Ajo është lëkurë,është zakonisht shumë funksionale,rri bukur si në sup ashtu dhe në dorë. Ndërkohë që një çantë e lirë nuk i ka këto.
– Llojin e stilit të personit, -nëse je një tip klasik edhe kur shkon në një piknik do të kesh një çantë dore që nuk është aspak sportive. Dhe e kundërta nëse je një tip sportive,çanta jote e mbrëmjes do të ketë se s’bën diçka praktike.
-Nëse je një tip i organizuar apo jo…–Kjo duket në momentin para se të hapësh çantën. Nëse dikush të kërkon diçka,nëse je një tip i rregullt me një lëvizje koke ia aprovon se e ke në çantë. E kundërta nëse je një tip që të pëlqen rrëmuja do të vërtetohet kjo gjë sapo ta hapësh atë dhe të të duhet pak kohë që ta gjesh.


-Shijen,guston në të veshur, -Sado të mundohesh me zgjedhjen dhe kombinimin e rrobave,një çantë e gabuar e çon dëm gjithë mundin tuaj. Të marrësh në mëngjes çantën që nuk shkon aspak me veshjen do të ta prishë imazhin tënd,sepse dhe nuk ke si e fsheh,si në rastin e një palë vathëve që shoqja të thotë nuk kombinojnë dhe i heq menjëherë,një bluze të cilën mund ta fshehësh me trikon,një palë geta të cilat i heq(ose rri pa to ose ke një palë rezervë në çantë),një shall të cilin e heq menjëherë, etj.
Pra, kjo shoqëruese e jona që tregon kaq shumë për ne,tani ndodhet në të njëjtin vend për më shumë se një muaj. Rri aty e heshtur dhe pret ditën kur do të bëhet “arma” jote. Të jetë kudo me ty. T’i pastrohet pluhuri i marrë këto kohë e të të japë ty atë që ti do prej saj. COVID-19 ka ndikuar jo vetëm mbi njerëzit,por dhe mbi sendet. Shpresojmë që së shpejti të rinisim jetën ay ku e lamë. Së bashku do ia dalim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *