Në këtë shkrim do të gjeni 21 fakte interesante për festën e Shën Valentinit, që nga origjina e saj e përgjakshme e deri te traditat e sotme, me çokollata dhe lule.

 

  1. Teoria më popullore për origjinën e ditës së Shën Valentinit është se perandori romak Klaudius II nuk donte që burrat të martoheshin gjatë kohës së luftës. Peshkopi Valentin e kundërshtoi këtë dhe i martonte njerëzit fshehurazi. Për këtë arsye, atë e burgosën dhe e ekzekutuan. Ndërkohë që ishte në burg, ai i shkroi një letër vajzës së rojtarit të burgut, duke e nënshkruar me fjalët “nga Valentini yt”.
  2. Në epokën viktoriane (fundi i shekullit XIX) konsiderohej si ogur i keq të nënshkruaje një letër të Shën Valentinit.
  3. Sipas statistikave, afro 3% e atyre që kanë kafshë shtëpiake u japin dhurata për Shën Valentin kafshëve të tyre.
  4. Çdo vit shkëmbehen afro 1 miliardë letra dhe kartolina për Shën Valentin. Kjo e bën këtë festë të zërë vendin e dytë për nga dërgimi i letrave.
  5. Nëse jeni beqarë, mos u dëshpëroni! Ju mund të festoni Ditën e Ndërgjegjësimit të Beqarëve (Singles Avvareness Day (SAD)). Kjo festë është një lloj ngushëllimi për beqarët që nuk festojnë dot Ditën e Shën Valentinit.
  6. Në Finlandë, Shën Valentini quhet Ystävänpäivä, që përkthehet “Dita e miqësisë”. Kjo festë është më shumë për të kujtuar miqtë, sesa të dashurit e zemrës.
  7. Shumë vetë besojnë se simboli X u bë sinonim i puthjes në Mesjetë. Njerëzit që nuk mund të shkruanin emrat e tyre, nënshkruanin përballë një dëshmitari me një X. Më pas kjo shkronjë puthej, për të treguar sinqeritetin e tyre.
  8. Në Mesjetë, në ditën e Shën Valentinit, vajzat hanin ushqime të çuditshme që të ëndërronin burrin e ardhshëm.
  9. Në Mesjetë, djemtë dhe vajzat e reja zgjidhnin një letër me një emër nga një tas i madh, për të parë se cili do të ishte Valentini i tyre. Ata e ngjisnin këtë letër në mëngë dhe e mbanin aty për një javë, që ta shihnin të gjithë. Këtu e ka origjinën shprehja angleze: “të mbash zemrën në mëngë”.
  10. Në vitin 1537, mbreti anglez Henri VII e deklaroi zyrtarisht 14 shkurtin si dita e Shën Valentinit (shenjtit me këtë emër).
  11. Doktorët në vitet 1800 i këshillonin shpesh pacientët e tyre të hanin çokollatë për të qetësuar trishtimin për dashurinë e humbur.
  12. Riçard Kadbëri prodhoi kutinë e parë me çokollata për ditën e Shën Valentinit, nga fundi i viteve 1800.
  13. Në këtë ditë shiten më shumë se 35 milionë kuti çokollatash në formë zemre.
  14. 73% e njerëzve që blejnë lule janë burra dhe vetëm 27%, janë gra.
  15. 15% e grave amerikane i dërgojnë vetes së tyre lule në ditën e Shën Valentinit.
  16. Mbi 50% e kartolinave të ditës së Shën Valentinit blihen gjashtë ditë para festës.
  17. Trëndafili i kuq ishte lulja e preferuar e Afërditës, perëndeshës romake të dashurisë.
  18. Trëndafilat e kuq konsiderohen si lulet që tregojnë dashuri, sepse ngjyra e kuqe tregon ndjenja të forta romantike. 189 milionë trëndafila shiten në SHBA në këtë ditë.
  19. Në SHBA, më shumë kartolina në këtë ditë marrin mësuesit, të ndjekur nga fëmijët, nënat, gratë, të dashurit/at dhe kafshët shtëpiake.
  20. 220 mijë është numri mesatar i propozimeve për martesë në ditën e Shën Valentinit, çdo vit.
  21. Çdo ditë Shën Valentini, në qytetin italian të Veronës ku jetuan dy heronjtë e Shekspirit, dërgohen afro 1000 letra që i drejtohen Zhulietës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *