Mbase nuk ke shumë besim tek ai (ose ai te ti), për të pasur një lidhje seksuale pa komplekse dhe pa tabu, por ndiq këshillat që po të japim, për ta lënë ndrojtjen mënjanë dhe për ta kthyer dhomën e gjumit në një ambient të vërtetë kënaqësish…

Ti druhesh se…

Kush duhet të fillojë i pari?

Je mësuar me idenë se është burri ai që e hedh hapin e parë. Një ditë merr guximin dhe vendos të jesh ti e para që hidhesh në aksion, megjithatë, nuk mund të rrish pa i bërë vetes pyetjen se çfarë do të ndodhte sikur ai të mos ishte dakord dhe të jusifikohej duke thënë se, për shembull, i dhemb kurrizi. Mos u lodh duke imagjinuar gjëra të paqena. Burrat, nga tradita (dhe nga devotshmëria) janë mësuar të marrin në dorë kontrollin e situatës dhe është logjike që një ndryshim roli do t’i hutonte, por edhe do t’i intrigonte e stimulonte. Kështu pra, pse të mos ndryshohen rregullat e lojës?

Hapi i parë

Nuk është e nevojshme të bësh lojëra shpejtësie që të zgjosh imagjinatën e tij. Në fakt, burrave u mjafton fare pak për të menduar për seksin. Mund të veprosh kështu: Ndërkohë që bën dushin e mëngjesit, lëre pak hapur derën e banjos. Zhurma e ujit dhe imazhi i trupit tënd të lagur do të bëjnë që atij t’i kalojnë nëpër mend shumë mendime… Një shembull tjetër: Kur e di që është rrugës, dërgoji një sms të tipit: “Kam dëshirë të të kem këtu… Ku je tani?”. Besona, për dy sekonda do ta kuptojë mesazhin.

Hapi i dytë

Prite në shtrat e zhveshur dhe e mbuluar vetëm me çarçaf. Mund të ndezësh qirinj dhe të vësh një muzikë romantike në dhomë ose bëni dashuri më këmbë, aty ku jeni: Ai të ulet duke e mbështetur kurrizin pas murit dhe ti ulu sipër tij, me këmbët e mbështetura në tokë dhe duke vënë duart te muri ku është mbështetur ai. Kur ai të penetrojë, lëviz lart e poshtë. Kështu, do të stimulosh zonat e tua më intime dhe do të provosh ndjesi të jashtëzakonshme.

Ti druhesh se…

A duhet t’ia lësh në dorë kontrollin e situatës?

Gratë janë mësuar të mos u kushtojnë shumë rëndësi nevojave të tyre, ndaj nuk është e çuditshme që e vënë kënaqësinë e mashkullit mbi të tyren. Megjithatë, nëse ai e merr në dorë kontrollin e situatës, ti mund të përfitosh. Si? Duke mos e vrarë më mendjen për shijet e tij, ti do të përqendrohesh në kënaqësinë tënde.

Hapi i parë

Ke vendosur t’ia lësh atij në dorë komandën, por në fillim ai duhet të mësojë ç’të pëlqen vërtet. Partneri yt do të të falënderojë nëse ti do të dish t’i përkëdhelësh egon dhe nuk do t’i japësh leksione sikur të ishte një fëmijë i paditur. Luaj me lojën që funksionon më mirë: Lejoje që ai ta eksplorojë lirisht trupin tënd, por duke i thënë “nxehtë”, kur ai ndodhet në rrugën e duhur dhe “ftohtë”, kur largohet prej saj. Ose tregohu e qartë dhe thuaja se çfarë të pëlqen: Merri dorën dhe përshko me gishtat e tij lëkurën tënde, ashtu si do të doje që të të përkëdhelte. Ndërkohë, thuaji sa shumë e do. Foli me zë të ulët dhe mos nënvlerëso efektin e fjalës: Po! Sapo ai të kapë mesazhin, shtrihu dhe lëre veten në duart e tij.

Hapi i dytë

Tani që partneri yt e ka të qartë çfarë të pëlqen, lërja atij në dorë kontrollin total. Mbyll sytë. Kur nuk sheh çfarë po ndodh, eksitimi nuk bie kurrë dhe do t’i ndjesh më shumë përkëdheljet e tij. Ndërkohë, duhet të mprehësh shqisat e tjera, sidomos të prekurin dhe të shijuarin.

Ti druhesh se…

Të është mërzitur pozicioni i misionerit…

Një nga cilësitë e pozicionit më tradicional në marrëdhëniet seksuale është edhe shtimi i intimitetit (fytyrat tuaja janë shumë pranë, gjë që bën të mundur puthjet dhe kontaktin pamor, për të mos folur për presionin e trupit mbi njëri-tjetrin). Por, nëse i dashuri yt ndihet i kënaqur me këtë pozicion, kjo nuk do të thotë që edhe ti të mjaftohesh me këtë. Pse të mos provosh edhe gjëra të tjera pikante?

Hapi i parë (dhe i dytë)

Provo diçka të re, si për shembull, afroji gjunjët te trupi yt që të favorizohet kontakti me pikën G ose përthyeji këmbët dhe vendosi nën gjoksin e tij.

Ti druhesh se…

A do të të pëlqejë ai lakuriq?

Ke frikë të zhvishesh para tij? Edhe kjo e ka shpjegimin e vet. Së pari, ti nuk do që të ekspozosh ato defektet që mendon se i ke, sepse ai do t’i vinte re dhe ti do të ndiheshe në siklet. Së dyti, duke menduar për tulet e tua të tepërta, do të ishe e paaftë të përqendroheshe tek ajo që ka rëndësi: Kënaqësia. Por, e vërteta është se nuk duhet të shqetësohesh. Gjatë seksit, burrat i harrojnë defektet e partneres së tyre. Gjatë eksitimit, atyre u shtohet dopamina që i shtyn t’i shohin defektet si diçka pozitive. Sa bujare kjo natyra!…

Hapi i parë

Shtrihu anash partnerit tënd me kurriz dhe bëni dashuri në pozicionin anash. Në këtë mënyrë, ti nuk do të jesh aq e ekspozuar. Ai vetëm do të ndjejë dhe nuk do t’i shohë gjinjtë dhe trupin tënd. Kështu, mund të relaksohesh dhe të përqendrohesh te kënaqësia dhe jo te defektet e tua.

Hapi i dytë

Nëse e ke provuar këtë pozicion dhe nuk të ka pëlqyer, provo pozicionin gruaja sipër, por ti duke u tërhequr pas, me duart e mbështetura te pulpat e tij. Kështu, barku do të duket më i sheshtë dhe gjoksi, më i ngritur. Nëse ende nuk ndjehesh mirë, vish sutjenat më seksi që ke dhe bëj dashuri me to.

Ti druhesh se…

A do t’i pëlqejë atij seksi oral?

Nëse partneri yt të bën kunilingus, ti fillon e mendon nëse i pëlqen era dhe pamja e vaginës tënde. Është logjike që pastaj nuk ndjehesh më e eksituar. Qetësohu, sepse një studim i realizuar me 2000 gra, tregoi se sa më rehat të ndjeheshin ato gjatë seksit oral, aq më të kënaqura ishin me intimitetin e tyre.

Hapi i parë

Ka shumë truke që të ndihmojnë të relaksohesh. Së pari, pi shumë ujë që të eliminosh helmet që bëjnë që organi yt të mbajë erë të keqe. Sigurisht, duhet të bësh banjë para se të bësh seks. Jo vetëm do të ndjehesh e pastër, por uji i nxhetë do të shkojë në zonën tënde intime duke e bërë më të ndjeshme ndaj përkëdhlejve të partnerit.

Hapi i dytë

Tani që ndjehesh më e sigurtë në vetvete, pse të mos shkosh pak më tej? Bëj një depilim në zonën e bikinit, sepse qimet shërbejnë si pengesë. Gjithashtu, bëhu më ekspresive në shtrat. Studimet e ndryshme kanë treguar se gratë që flasin hapur me partnerin e tyre dhe i tregojnë se çfarë i eksiton, e arrijnë më shpesh orgazmën sesa ato që nuk flasin.

Edhe burrat druhen se…

Edhe burrat kalojnë kriza besimi, sidomos kur ndjehen të stresuar nga njëra prej arsyeve të mëposhtme…

Madhësia

Ndryshe nga ç’mendohet, nuk ke pse e lavdëron organin e tij që partneri yt të ndjehet mirë. E vetmja gjë që duan të dinë burrat, është nëse arrijnë të të kënaqin… apo jo.

Performanca

Nganjëherë nuk e arrin orgazmën dhe ky nuk është fundi i botës, por të pretendosh që je kënaqur, ndërkohë që gjithë kohës ke sjellë ndërmend listën e pazareve që ke bërë atë ditë, jo vetëm që gënjen partnerin, por i bën dëm edhe vetes, sepse nuk i lejon atij të dijë se çfarë të pëlqen vërtet. Kështu, nëse kjo të ndodh, thuaja me diplomaci: “Po sikur të ndalojmë nja dy minuta dhe të rifillojmë më vonë?”.

Ka probleme me ereksionin

Nëse menjëherë pasi vë prezervativin ereksioni i tij zhduket, mbase e ka fajin ndërprerja. Herën tjetër, që këto gjëra të mos ndodhin më, hapeni prezervativin dhe mbajeni afër, bashkë me lubrifikantin.

Disa këshilla për një atmosferë joshëse

Mos i kurse jastëkët!

Përdori mbi çdo sipërfaqe që ty të duket e përshtatshme për të bërë seks dhe vendosi nën trup, për të krijuar kënde të ndryshme.

Mbaje temperaturën e dhomës rreth 28 gradë

Kjo është mjaft e ngrohtë për të ndenjur rehat e zhveshur dhe jo shumë e nxehtë, sa për t’u djersitur.

Vendos rregullues të intensitetit të dritës në llampa

Kështu do të mund të krijosh një ambient ndryshe në disa sekonda.

Sigurohu që në dhomë të ketë perde të trasha ose grila

Në këtë mënyrë, do të ndihesh rehat me intimitetin tënd.

Mbaj mënjanë cd-në tënde të preferuar

Ki parasysh ta vësh diku ku mund ta gjesh kollaj në rastet kur të nevojitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *