KIM KATRALL: “Praktikisht, të gjitha lidhjet që unë njoh, janë bazuar në gënjeshtrat dhe zhgënjimin reciprok të pranuar”.

Me pikëvështrimin e saj cinik ndaj lidhjeve, aktorja Kim Katrall duket sikur po flet nëpërmjet gojës së Samanta Xhounsit, personazhit popullor, por paksa pesimist të serialit “Seksi dhe qyteti”.
MERILIN MONRO: “Një vajzë e zgjuar puth, por nuk dashuron; dëgjon, por nuk beson dhe e lë tjetrin para se ta lërë ai”.
Trishtimi i thellë i Merilinit dhe problemet me lidhjet që ajo pati gjatë gjithë jetës, janë grumbulluar të gjitha në këtë këshillë.
KELLI OSBOURN: “Unë sapo isha lidhur me një djalë dhe gjithë ditën i dërgonim mesazhe njëri-tjetrit. Ai mendonte se më donte më shumë, sepse ai e shkruante gjithë fjalën “you” (ti), ndërsa unë vija vetëm shkronjën “u”.
Sipas vajzës së rrokerit Ozi Osbourn, kur bëhet fjalë për lidhjet, gjërat e vogla janë ato që kanë më shumë rëndësi.
XHEK NIKOLSON: “Vetëm dy njerëzve në jetë mund t’u thuash gënjeshtra… policëve dhe të dashurës”.
Vështirë të dallosh se cila nga këto dy strategji mund të të hapë më shumë probleme.
VUDI ALEN: “Dashuria të bën të vuash. Nëse do të evitosh vuajtjet, nuk duhet të dashurosh, por pastaj ti vuan ngaqë nuk dashuron. Pra, vuan kur dashuron, vuan edhe kur nuk dashuron. Për të qenë i lumtur, duhet të dashurosh. Të jesh i lumtur, atëhere, do të thotë të vuash, por vuajtja të bën të palumtur. Me një fjalë, për të qenë i palumtur, duhet të dashurosh, ose të duash të vuash, ose të vuash nga shumë lumturi. Shpresoj se ju e kuptoni këtë që po them”.
Në fakt, nuk jemi shumë të sigurtë se e kemi kuptuar…
ÇER: “Burrat duhen të jenë si Kleenex (firmë facoletash): Të butë, të fortë, njëpërdorimësh”.
NIK LAÇEI: “Nëse grindesh me një grua, dorëzohu menjëherë. Gratë arsyetojnë në mënyra që nuk janë racionale për burrat”.
Nganjëherë duhet të përballesh me të paevitueshmen, siç këshillon këngëtari dhe kantautori Nik Laçei.
ZA ZA GABOR: “Të divorcohesh nga një burrë sepse nuk e do, është po aq qesharake sa të martohesh me të sepse e do”.
Aktorja hollivudiane, e cila është martuar nëntë herë dhe është divorcuar shtatë herë (njëra nga martesat iu anullua), ofron falas këshilla pragmatike, por jo romantike.
ZHAKËLINË KENEDI ONASIS: “Herën e parë martohesh për dashuri, të dytën për para dhe të tretën, për shoqëri”.
Kjo ish-Zonjë e Parë arriti të provonte vetëm dy nga tre tipet e martesës që ajo këshillon, para se të vdiste në moshën 64 vjeçare.
UMA TURMAN: “Më mirë të jesh e lidhur me dikë që të tradhton, sesa me dikë që nuk shkarkon ujin e tualetit”.  Duket qartë se Uma Turman nuk toleron zakonet e këqija në banjo.

MEGAN FOKS: “Djemtë në të 20-at janë një humbje kohe. Ata nuk kanë çfarë të të ofrojnë në një bisedë”.Aktorja Megan Foks preferon burrat më të mëdhenj në moshë dhe burri i saj, Brajan Ostin Grin, është 13 vjet më i madh se ajo.

ALEK BALDUIN: “Mos u marto nëse nuk e do tjetrin aq shumë sa të thuash: “Nuk mund të largohem nga krevati, sepse ajo është aty”. Nëse martohesh, bëj një kontratë paramartesore. Nuk ka të bëjë fare me paratë, ka të bëjë me faktin që duhet të kesh një dokument që të të tregojë si mund ta zgjidhësh martësën në fazën kur keni ende pak respekt për njeri-tjetrin”.
Pas një divorci të vështirë nga gruaja e tij e parë, Kim Bezinxher, Alek Balduin ka pikëpamje shumë pragmatike për martesën.
MIKI RUNEI: “Martohu gjithmonë në mëngjes, kështu që, nëse martesa nuk funksionon, nuk ke pse humbet gjithë ditën me të”.
Miki Runei, i cili ishte martuar 8 herë, ofron një perspektivë vërtet unike për martesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *