Vladimir Putin ne nje takim me anetaret

e Keshillit të Sigurimit njoftoi se per shkake te pandemise

Parada e Dites se Fitores do te shtyhet.

“Per te pergatitur Paraden me 9 maj, pergatitjet duhet te fillojne qe tani. Rreziqet e pandemise COVID-19, kulmin e se ciles nuk e ka kaluar akoma, jane jashtezakonisht te larta. Dhe kjo situate nuk me lejon te filloj pergatitjet per Paraden e kesaj dite te vecante per gjithe Rusin , apo ngjarje te tjera massive. Prandaj une udhezoj Ministrin e Mbrojtes, Kreret e Agjencive te zbatimit te Ligjit, gjithashtu autoritetet e te gjitha niveleve te shtyjne pergatitjen e Parades ne Sheshin e Kuq, por dhe Paradat neper rajone. Duhet te shtyhen te gjitha ngjarjet masive publike te cilat ishin planifikuar per te perkujtuar 75-vjetorin e Fitores se Mdhe”.
Presidenti theksoi se, pavarsisht shtyrjes, Dita e Fitores festohet me 9 maj, kjo date nuk mund te anullohet.
“Te gjitha familjet do te kujtojne dhe nderojne heronjte e tyre ne kete dite. Ne do te bejme gjithçka qe eshte e nevojshme ne menyre qe veteranet te ndiejne kujdesin dhe mirenjohjen tone, do perdorim te gjitha mundesite tona,” shtoi Putin.
Sipas kreut te shtetit, te gjitha festimet, perfshire Paraden e Dites se Fitores dhe procesionin e “Regjimentit te Pavdekshem” , i cili eshte shpallur Viti i Kujtimit dhe Lavdise ne Rusi, do te mbahen me vone.
Sipas te dhenave me te fundit, ne Rusi jane zbuluar rreth 28 mije te infektuar me koronavirus, me shume se 2300 paciente jane sheruar, dhe 232 njerez kane nderruar jete.

Pergatiti: Blerina Mahmutaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *