Gruaja xheloze
Një zonjë bisedon me shërbëtoren dhe e pyeti pse ka ikur nga vendi ku punonte më parë:
– U krijua një situatë shumë e ndërlikuar, – tha shërbëtorja. – Në atë shtëpi s’punohej: Fëmija që mbaja tregohej gjithmonë e më i ngathët, ndërsa zotnia, çdo ditë e më aktiv. Nga ana tjetër, zonja ishte tepër xheloze…
– Mirë, në rregull, – tha zonja, – këtu s’do të kesh probleme të tilla, i vogli është shumë aktiv, ndërsa i madhi, është i ngathët… Unë s’jam xheloze për të, po kujdes, ama, se po mori dhe ai shembull nga i biri, mund të krijohet e njëjta situatë…

Seksi dhe spanjollja
Një djalë shkoi te një miku i tij mjek dhe i qau hallin.
– Shiko, kam njohur një spanjolle dhe e kam ftuar për darkë. Më premtoi se do të flejë me mua tërë natën. Ti e di se ç’femra të nxehta janë ato, prandaj, më jep të lutem ndonjë ilaç që të mos turpërohem.
Të nesërmen u takuan përsëri.
Mjeku: – Hë?
– Shkëlqyeshëm! Ilaç më të mirë s’më kanë zënë sytë. Tetë herë…
– Po ajo mbeti e kënaqur?
– Ajo s’erdhi fare xhanëm, po unë ngaqë s’duroja dot, kalova sakaq në vetëshërbim…

E vështira
Një vajzë e bukur, që argëtohet duke bërë të vështirën me të dashurin, i thotë atij:
– E di? Kur të martohem unë, shumë burra do të dëshpërohen…
– Ashtu? – përgjigjet ai. – Pse kështu, me sa burra ke ndërmend të martohesh?

Këmbëngulësi
– Babi, do të ma blesh motorrin?
– Jo!
– Babi, do të ma blesh motorrin?
– Jo!
– Babi, do të ma blesh motorrin?
– Më çmende! Çfarë koke ke kështu?!
– Pse, do të më blesh edhe kaskën?!

Bjondia dhe brunia
Një bjonde dhe një brune, bisedojnë për të dashurit e tyre:
Brunia: – Mbrëmë, kam përjetuar tre orgazma me radhë!
Bjondia: – Oh, po kjo s’është asgjë… Unë kam përjetuar më shumë se pesëdhjetë…
Brunia: – Uau! Kushedi sa gjë e bukur duhet të jetë!
Bjondia, pak e hutuar: – Më fal, se mos u keqkuptuam… ti e kishe fjalën për të njëjtin djalë?

Qetësuesi
– Doktor, qetësuesi që i dhatë gruas sime është i jashtëzakonshëm! Para ca kohësh, ajo ishte aq nervoze, sa nuk arrija as të bëja dashuri me të…
– Po tani?
– Tani, me të e bën dashuri i gjithë fshati…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *