Super festë në shtëpinë e Gjyste Vulës, princi i saj ka ditëlindjen Duke qenë gjithmonë e angazhuar dhe e kërkuar çdo ditë në koncerte dhe festa familjare jemi mësuar të shohim vetëm foto të punës së saj. Por sot është një ditë super e veçantë për artisten e dashur Gjyste Vulaj, pasi shtëpia e saj duket më me atmosferë se kurrë pasi princi i vogël i shtëpisë Besarti ka ditëlindjen. Ai ka festuar me miqtë e tij të vegjël nga parashkolla dhe është gëzuar nga suprizat që i janë bërë ku sipas një video që mami artiste ka postuar duket se Besarti nga dhurata më e dashur për të, një mace e gjallë, është mrekulluar shumë. Besarti djali dhe fëmija i dytë i çiftit të famshëm të muzikës Sokol dhe Gjyste Vulaj sapo ka bërë 6 vjeç ndërsa ne ju sjellim këto foto eskluzive nga ditëlindja e tij por dhe disa në vite me artisten dhe princin e saj duke ju uruar që të bëhet edhe 100 dhe qoftë gjithmonë i lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *